Lart

Kur është Mosha Ideale për të Qenë Shtatzënë?

Studimi i Universitetit të Copenhagenit…

Mosha Ideale Shtatzënë

Qenia njerëzore ka një periudhë unike pjellorie, në raport me speciet e tjera. Kjo nis gradualisht gjatë adoleshencës dhe rënia fillon pas të 30-ve. Mirëpo deri më tani, nuk e dinim se çfarë i shkaktonte këto ndryshime.

Eva Hoffmann, pjesë e departamentit të mjekësisë Qelizore dhe Molekulare në Universitetin e Copenaghen, një nga drejtueset e studimit të publikuar në revistën shkencore “Science”, ka qenë pjesë e një studimi.

Shkencëtarët e disa universiteteve europiane, morën në analizë 3000 qeliza të vajzave me moshë nga 9 vjeçe dhe deri në 43 vjeç, për të zbuluar sekretet e ritmit biologjik që e bëjnë optimale periudhën më të mirë për shtatzëni.

Meshkujt dhe femrat nga pikëpamja e riprodhimit janë njëlloj, ku tek mashkulli lëngu spermatik nis me pubertitetin, ndërsa tek femrat qelizat e vezëve janë të pranishme qysh me lindjen dhe piqen kur nis cikli menstrual.

U zbulua se tek adoleshentet veza nuk është plotësisht e kompletuar, për shkak se aparati riprodhues femëror nuk është pjekur plotësisht.

Kjo çon në rrezikun e gabimeve kromozomike të cilat shtojnë rrezikun që veza të eliminohet pa takuar spermatozoidin e mashkullit.

Më pas kur vajza kthehet në grua, sistemi riprodhues punon më mirë dhe kjo gjë nis nga mosha 20-vjeçare.

Kështu studimet zbuluan se mosha optimale për të planifikuar një shtatzëni nis nga mosha 20 deri në 30 vjeç.

E Huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Çfarë Ndodh me Trupin Tonë kur ne Punojmë më Shumë se 40 Orë në Javë

Mjekët Bëjnë ‘Mrekulli’ për 23-Vjeçarin, pasi Humbi Gjysmën e Dorës në Grirëse të Mishit

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com