Lart

Mrekulli e vërtetë: Vajza e Vogël Jeton me Zemrën Jashtë Koshit të Kraharorit

Virsaviya Borun-Goncharova (11) është lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik, i cili prek një bebe një në një milionë.

Edhe pse prognozat kanë qenë se nuk do të mbijetojë, ajo sot është një vajzë e lumtur.

Virsaviya (11) është lindur në Rusi me zemrën e cila është zhvilluar jashtë koshit të kraharorit.

Nënës së saj mjekët i kanë thënë që me siguri do të vdesë gjatë shtatzënisë apo gjatë lindjes. Mirëpo, ajo ka mbijetuar dhe sot është një vajzë e lumtur, e cila dëshiron të këndojë, të vallëzojë dhe të lozë me miqtë.

Për shkak të sëmundjes së saj, familja është shpërngulur në SHBA.

– Ajo vërtet është mrekulli dhe e dua ashtu siç është. Është absolutisht e veçantë. Vëllai i saj, Ervin, dëshiron t’i afrohet zemrës së saj dhe ta prekë. Mendon që zemra e saj është e magjishme dhe e bukur – ka thënë Dari, e ëma e Virsaiviynit.

Shpërndaj
Avatar
Storie - Probleme.me