Lart

Shkencëtarët Zbulojnë Këngët që Duhet të Dëgjoni kur jeni në Timon

CT Scanner

Shkencëtarët kanë nxjerrë një playlist me këngët që duhet të dëgjoni në makinë.

Sipas tyre, dëgjimi i këngëtares Adeles në makinë mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë për zemrën.

muzika duhur timon

Studiuesit kryen një studim me gratë e reja në rrugët në Brazil dhe zbuluan se versionet instrumentale të këngëve të Adele i qetësuan. Versionet në piano të këngëve ‘Someone like you’ dhe ‘Hello’ u përfshinë në një ‘playlist’ për të qetësuar shoferët e mbërthyer në trafik.

Muzika uli luhatjet në rrahjet e zemrës së tyre, të cilat me kalimin e kohës, mund t’i ndihmojnë ata të shmangin problemet serioze shëndetësore. Ajo ndikon në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin në sistemin nervor, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Shkencëtarët e universiteteve në São Paulo, Brazil, punuan me Universitetin ‘Oxford Brookes’ dhe Universitetin e Parmas në Itali. Secila prej grave drejtoi një rrugë të ngjeshur 1.8 milje (3 km) rreth qytetit në një makinë të siguruar nga studiuesit në udhëtimet që zgjatën rreth 20 minuta.

Në një provë ata vunë një person në heshtje dhe tek tjetri i vendosën muzikë, ku rahjet e tyre të zemrës u matën në atë moment. Muzika e shpejtë ose ritmike mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të gatshëm dhe energjikë, ndërsa muzika e ngadaltë i qetëson.

Meloditë e qeta ngadalësojnë rrahjet e zemrës së njerëzve, e cila ngadalëson frymëmarrjen, ul presionin e gjakut dhe relakson muskujt. Një ritëm më i shpejtë i zemrës ka efektin e kundërt dhe mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të tensionuar.

Studiuesit në Universitetin Stanford në SHBA zbuluan se muzika mund të ketë të njëjtin efekt në tru si meditimi dhe se meloditë e ngadalta, të rregullta janë më relaksuese.

Relaksuese janë këngët pa asnjë tekst, pasi të menduarit për fjalët kërkojnë  përpjekje aktive nga truri.

Këngët në playlist-in që qetësuan zemrën ishin versione instrumentale të ‘Hello’ dhe ‘Someone like you’ nga Adele, ‘Exile’ nga Enya, instrumentisti i muzikantit Kristian Chris Tomlin i Amazing Grace dhe një melodi meditimi e quajtur Electra nga Airstream.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Bebet e modifikuara gjenetikisht do të krijohen pas dy viteve

Pse Qumështi nuk Duhet Kombinuar me Fruta

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]