fbpx
Lart

Ndihma e Parë e Plagës me Armë Mund të Shpëtojë Një Jetë. Ja Çfarë Duhet të Bëni

Ndihma e Parë e Plagës me Armë Mund të Shpëtojë Një Jetë. Ja Çfarë Duhet të Bëni

Dy persona vdiqën këtë javë pasi një njeri i armatosur hapi zjarr para një lokali në Prishtinë. Edhe dy të tjerë u plagosën. Në vendin e ngjarjes ishin mbledhur shumë kalimtarë, megjitahtë ishin të paktë ata të cilët u munduan të ndihmonin viktimave. Roli I kalimtarit të rastit është I domosdoshëm në rastë te tillë, dhe duke reaguar mund të shpëtojnë jetë. Ekzistojnë masa për shpëtimin e jetës që mund të ndërmarrë çdo kalimtar.

 

Në vendin e ngjarjes te një sulmi më armë, fokusi kryesor i zbatuesve të ligjit, pra Policisë, është identifikimi dhe kapja e armëve dhe personave qe konsiderohen të dyshuar apo të rrëzikshem. Kur zona është e siguruar mjaftueshëm, vëmendja zhvendoset te viktimat, të cilëve duhet t’u jipet sa më parë kujdesi mjekësor që u nevojitet. Shërbimet e urgjencës mjekësore, infermierët dhe mjekët spitalorë, por edhe personat civilë aty pranë, dhe madje edhe ata të prekur nga ngjarja luajnë një rol në mbajtjen e gjallë të njerëzve qe janë lënduar.

 

Si mund të ndihmojnë kalimtarët në shpëtimin e viktimave nga sulmet me armë

Pas gjuajtjes masive në shkollën fillore Sandy Hook në vitin 2012, Kolegji Amerikan i Kirurgëve formoi Komitetin e Përbashkët për të zhvilluar politika kombëtare për të përmirësuar mbijetesën nga sulmet me armë, me qëllim që të mbanin më shumë njerëz gjallë gjatë incidenteve të tilla. Ata krijuan fushatën “Stop the Bleed” (“Shqip: Ndalo Gjakderdhjen”) për të ndihmuar civilët të mësojnë të kontrollojnë gjakderdhjen — viktimat e të shtënave me armë më së shpeshti vdesin nga humbja e gjakut, sesa vetë dëmtimi.

“Dikush mund të rrjedh gjak nga pesë deri në tetë minuta,” thotë Jeffrey Kerby, një kirurg në Universitetin e Alabama në Birmingham i cili është i përfshirë në fushatën “Stop the Bleed”. “Dikush në vendngjarje do të duhet të ndërhyjë për të shpëtuar viktimat e plagosur. Emergjenca nuk mund të shkoj atje me kohë.”

Këto janë hapet qe duhet të ndërmarrë cdo person qe gjendet afër vendit të ngjarjes:

 

  • Prit deri sa të largohet rreziku, kontakto policinë dhe emergjencen, dhe gjej/ndal burimin e gjakut me një leckë. Njerëzit aty pranë duhet së pari të sigurohen qe nuk janë më në rrezik, dhe më pas të sigurohen se policia dhe emergjenca janë njoftuar menjëherë. Pastaj, ata mund të ndihmojnë viktimat e të shtënave duke kërkuar burimin e gjakut – duke filluar nga hapja ose heqja e rrobave nëse është e nevojshme.

 

  • Gjakderdhja e rrezikshme për jetën e viktimës që kërkon kujdes më të shtuar përfshin gjakun që po mblidhet në tokë ose qe është duke rrjedhur me të madhe nga një plagë, humbje e pjesshme apo e plotë e një gjymtyrë, ose gjakderdhja nga dikush që duket të jetë i pavetëdijshëm. Ekzistojnë disa teknika për të ndaluar gjakderdhjen, dhe të gjitha përfshijnë ushtrimin e presionit në plagë.

Nëse nuk ka materiale të vecanta të disponueshme, mbuloni plagën me një leckë (një këmishë, një shall, gjithçka qe gjeni për-rreth), shtypni fort me të dy duart dhe vazhdoni të shtypni. Nëse dëmtimi është veçanërisht i thellë, shtypni leckën në të për të izoluar plagën.

Nëse kutia e emergjences nuk është në dispozicion dhe dëmtimi është në një gjymtyrë, shtrengoni një leckë fort rreth krahut ose këmbës mbi plagë. Përkundër disa ideve të njohura, thotë Kerby, një shtrëngim i tillë nuk do të thotë që një person do të ketë nevojë për një amputim – nëse mbahet shtrëngimi nën më pak se dy orë, gjymtyrë do të jetë mirë. “Ne duhet t’i luftojmë ato mite,” thotë ai. “Ju nuk jeni duke lënduar pacientin, ju po kurseni jetën e tyre. Jeta është më e rëndësishme se gjymtyra.”

Ndihma e Parë e Plagës me Armë Mund të Shpëtojë Një Jetë. Ja Çfarë Duhet të Bëni

Shtypja mbi një plagë ose shtrëngimi I gjymtyrëve mbi plagë do të jetë e dhimbshme për personin me plagë, thotë Kerby. “Vetëm sepse personi që po përpiqeni të ndihmoni po përjeton siklet nuk do të thotë që po e bëni gabim,” thotë ai. “Ju jeni duke bërë gjënë e duhur.”

Kerby thotë se një nga qëllimet kryesore të fushatës Stop the Bleed është fuqizimi i njerëzve për të ndihmuar në çdo situatë ku ka një lëndim serioz. “Njerëzit nuk ndjehen sikur mund të ndihmojnë, andaj edhe nuk ndihmojnë, gjë që është sigurisht e kuptueshme,” thotë ai.

Shërbyesit e emergjencës dhe oficerët e policisë që kishin kryer trajnimet e Projektit dhe mbartnin shtrënguese profesionale për parandalimin e gjakut shpëtuan të paktën tre jetë pas të shtënave në Pittsburg.

Përveç menaxhimit të gjakderdhjes, njerëzit në vendin e ngjarjes mund të pyesin shërbyesit e emergjencës dhe policinë se çfarë mund të bëjnë, thotë Lesley Osborn, një specialist i mjekësisë urgjente në Universitetin e Teksasit. Kalimtarëve të rastit u kërkohet qe të kujdesën për vikimat me lëndime të vogla për t’u siguruar që gjendja e tyre të mos përkeqësohet dhe të ndihmojnë për t’i mbajtur ata të qetë. “Gjatë këtyre lloj gjërash, njerëzit janë të gatshëm të ndihmojnë,” thotë ajo. “Ne sulme të tilla, kalimtarët janë një asset shumë i rëndësishëm për Emergjencën dhe Policinë.”

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]