Lart

Ndryshimet klimatike ndikuan në madhësinë e trupave njerëzor

Madhësia mesatare e trupit të njerëzve ka ndryshuar në miliona vjetët e fundit dhe kjo është e lidhur me ndryshimet klimatike, thuhet në një studim të publikuar të enjten.

Një ekip i hulumtuesve nga Universiteti i Cambridges në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai i Tübingenit në Gjermani, ka mbledhur matjet e madhësisë së trurit dhe trupit të njerëzve të më shumë se 300 fosileve.

Ekipi ka kombinuar këto përmasa me ndryshimet klimatike që kanë ndodhur viteve të fundit dhe ka ardhur në përfundim se klima, konkretisht temperatura, ka qenë nxitësi kryesor i ndryshimit në përmasat e trupit të qenies njerëzore më miliona vjetët e fundit. Shkencëtarët konstatuan se të ftohtit dhe klimat e ashpra ishin të lidhur me trupa më të mëdhenj ndërkaq temperaturat e larta lidheshin me trupa më të vegjël.

“Trupat më të mëdhenj mund të shmangin individët nga temperaturat e ftohta – sa më i madh të jeni, aq më e vogël është sipërfaqja juaj në krahasim me vëllimin tuaj, kështu që ju do të kurseni nxehtësinë në mënyrë më efikase”, ka thënë Andrea Manica, profesor i ekologjisë evolucionare në Universitetin e Cambridges, raporton CNN.

Hulumtimi është publikuar në gazetën “Nature Communications”.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me