Lart

Nëna Mbahej Gjallë me Aparatura, Foshnja Lind e Shëndetshme 117 Ditë pas Ngjarjes së Rëndë

Nëna Mbahej Gjallë me Aparatura, Foshnja Lind e Shëndetshme 117 Ditë pas Ngjarjes së Rëndë

Një grua në Republikën Çeke ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme 117 ditë pasi mjekët e kanë shpallur klinikisht të vdekur. Mjekët në Spitalin Universitar në Brno e sollën në jetë vajzën e vogël me anë të një operacioni cezarian më 15 gusht.

Sa i përket të ëmës, mjekët e kanë mbajtur gjallë në mënyrë artificiale që fetusi i saj të zhvillohej edhe për 4 muaj të tjerë në mitër.Gruaja 27-vjeçare, emri i të cilës nuk është bërë publik pësoi një hemorragji në tru në prill.

Familjarët e dërguan nënën e vajzës me helikopter në spital, por mjekët konstatuan se truri i saj nuk funksiononte më, shumë pak pas arritjes së saj.

Kështu, skuadra e mjekëve e lidhën nënën me një seri aparaturash në mënyrë që ta mbanin gjallë.Ata madje ia lëvizën këmbët çdo ditë, duke imituar ecjen në mënyrë që të stimulonin rritjen e fëmijës.

Gjinekologu Pavel Ventruba u shpreh:

“Ky ka qenë një rast i jashtëzakonshëm, e gjithë familja qëndroi e bashkuar. Foshnja tashmë do jetojë me të atin.”

E Huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Nëna e Bebit me Sindromin Down i Shkruan Doktorit që i Sugjeroj Abortin

Një Nënë në Emiratet e Bashkuara Arabe Zgjohet nga Koma pas 27 Vitesh

Super Ushqimet për Nënat e Reja

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com