Një Histori e Dhimbshme

Një Histori e Dhimbshme
Një mjek hyri në spital me nxitim pasi u thirr për një operacion urgjent. Ai iu përgjigj thirrjes menjëherë, ndrroi rrobat dhe shkoi direkt në sallën e operacionit.
Ai gjeti babanë e djalit që po rrinte në sallë duke pritur mjekun. Babai sapo e pa, bërtiti: “Pse u vonuat kaq shumë? A nuk e dini se jeta e djalit tim është në rrezik? A nuk ndjeni kurrëfar përgjegjësie? ”
Doktori buzëqeshi dhe tha: “Më vjen keq, nuk isha në spital dhe erdha aq shpejt sa munda sapo pranova thirrjen…Dhe tani, unë dëshiroj që ju të jeni të qetë në mënyrë që unë të bëj punën time”.
“Qetësohuni?! Po sikur djali juaj të ishte në këtë dhomë tani, a do të qetësoheshit? Nëse djali juaj vdes tani, çfarë do të bënit? ” – tha babai i zemëruar.
Mjeku buzëqeshi përsëri dhe u përgjigj: “Unë do të them një thënie: “Nga dheu jemi krijuar e prapë dhe do të bëhemi”. Mjekët nuk mund të zgjasin jetën. Shkoni dhe lutuni për djalin tuaj, ne do të bëjmë çmos për ta shpëtuar me ndihmën e Zotit”. “Dhënia e këshillave kur nuk kemi shqetësime është shumë e lehtë” – murmuriti babai.
Operacioni zgjati disa orë pas së cilit mjeku doli i lumtur, “Falë zotit! Biri yt ka shpëtuar!”, dhe pa e pritur përgjigjen e babait të djalit, mjeku vazhdoi të vraponte. “Nëse keni ndonjë pyetje, pyesni infermieren!”. “Pse është kaq arrogant? Si nuk mund të priste disa minuta në mënyrë që unë të pyes për gjendjen e djalit tim” – tha babai kur pa infermieren disa minuta pasi u largua mjeku.
Infermierja u përgjigj, me lot në sy: “Djali i tij vdiq dje në një aksident rrugor, ai ishte në varrim kur ne e thirrëm atë për operacionin e djalit tuaj. Dhe tani që ai shpëtoi jetën e djalit tuaj, ai u largua duke vrapuar për të përfunduar varrimin e djalit të tij”.
MORALI I STORIES: “Asnjëherë mos gjykoni askënd, sepse nuk e dini se si është jeta e tyre dhe çfarë po kalojnë.
Zoti ju ruajtë nga çdo incident fatkeq!
Mos harroni ta shpërndani storien me miqtë tuaj!