Lart

Një Nënë në Emiratet e Bashkuara Arabe Zgjohet nga Koma pas 27 Vitesh

Një Nënë në Emiratet e Bashkuara Arabe Zgjohet nga Koma pas 27 Vitesh

Një nënë në Emiratet e Bashkuara Arabe zgjohet nga koma pas 27 vitesh, ngase djali i saj nuk hoqi dorë kurrë prej saj

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe e cila pësoi lëndime të rënda në një aksident trafiku në vitin 1991, arriti që duke iu falendëruar një mrekullie të rrallë, të dalë nga një gjendje komatoze që zgjati për hiq më pak se 27 vite.

Munira Abdulla, e cila ishte në moshën 32 vjeçare në kohën e aksidentit, pësoi një dëmtim të rëndë të trurit, momentin kur makina në të cilën po udhëtonte, u përplas me një autobus, ndërsa ishte rrugës për të marrë djalin e saj nga shkolla.

Omar Webair, katër vjeç asokohe, ishte ulur në pjesën e pasme të automjetit me të, mbeti i palënduar pasi nëna e tij e mbërtheu atë në krah pak momente para aksidentit.

Zonjës Abdulla, e cila mbeti e lënduar rëndë, vitin e kaluar iu rikthye vetëdija në një spital gjerman.

Omar në një intervistë me gazetën me The National, foli në lidhje me aksidentin dhe përparimin e shëndetit të nënës së tij pas shumë viteve trajtimi.

‘Ajo më mbërtheu në përqafim për të më mbrojtur mua’.

“Asnjëherë nuk kam hequr dorë prej saj, sepse gjithmonë kam pasur parandjenjën se një ditë ajo do të zgjohej,” i tha Omar gazetës.

“Arsyeja që unë e ndava historinë e nënës sime, është që t’u them njerëzve të mos humbasin shpresën për të dashurit e tyre; mos i konsideroni ata të vdekur edhe kur ndodhen në një situatë të tillë,” shtoi ai.

“Nëna ime ishte ulur me mua në ulësen e pasme. Kur pa se po vinte deri te përplasja, ajo më përqafoi për të më mbrojtur nga goditja.”

Ai mbeti i palënduar, duke pësuar vetëm një mavijosje në kokë, ndërkohë që nëna e tij mbeti e patrajtuar për orë të tëra.

Zonja Abdulla më në fund u dërgua në spital, kurse më vonë u transferua në Londër. Aty, ajo u deklarua të jetë në një gjendje vegjetative – pa ndjenja dhe pa reagime në ngacmimet nga jashtë.

Pas një kohe ajo u kthye në Emirate, kurse në vitin 2017 me mbështetjen financiare te qeverisë së vendit ajo u dërgua për shërim në Gjermani.

“Një vit më vonë, djali i saj u përfshi në një polemikë në dhomën e saj të spitalit, e cila duket se trazoi nënën”, rrëfen Omar.

“Ajo po nxirrte tinguj të çuditshëm dhe unë vazhdoja të thërrisja mjekët për ta ekzaminuar; ata thanë se gjithçka ishte normale. Tre ditë më vonë, u zgjova nga zëri i dikujt që thërriste emrin tim”, vazhdon të tregojë ai.

“Ishte ajo! Ajo po thërriste emrin tim, unë po fluturoja nga gëzimi; vite me radhë kisha ëndërruar këtë moment dhe emri im ishte fjala e parë që ajo shqiptoi.”

Ajo filloi të përgjigjet në reagime të jashtme, dhe tani mund të ndiente dhimbje dhe të zhvillojë bisedë të shkurtë.

Ajo tani është rikthyer në Abu Dhabi, ku po i nënshtrohet fizioterapisë dhe rehabilitimit të mëtejshëm – kryesisht për të përmirësuar qëndrimin e saj kur ulet dhe për të parandaluar kontrahimin e muskujve.

Rastet kur vetëdija rikthehet pas rënies në gjendjen komatoze e cila zgjat me vite nuk janë të shpeshta, por edhe në ato raste për të ardhë deri te shërimi nevojitet kohë e konsiderueshme. Jo rrallë personat të cilëve iu kthehet vetëdija, mbesin me pasoja të caktuara për shkak të dëmtimit që ka pësuar truri i tyre.

E Huazuar.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com