Lart

Njerëzit e pavaksinuar janë “fabrika variantesh” të viruseve, thonë ekspertët

Njerëzit e pavaksinuar bëjnë më shumë sesa vetëm që rrezikojnë shëndetin e tyre. Ata paraqesin rrezik për të gjithë nëse infektohen me COVID-19, ka thënë specialisti për sëmundje infektive.

Kjo sepse i vetmi burim i varianteve të reja të koronavirusit është trupi i një personi të infektuar.

“Njerëzit e pavaksinuar janë fabrika të varianteve potenciale”, ka thënë William Schaffner, profesor në Divizionin për Sëmundjet Infektive në Universitetin Vanderbilt.

“Sa më shumë njerëz të pavaksinuar, aq më shumë ka mundësi që virusi të shumëfishohet”, i tha ai CNN-it.

“Kur ndodhë, ai përjeton ndryshime dhe mund të nxjerrë një variant ndryshe i cili është edhe më serioz”.

Shumë prej ndryshimeve nuk ndikojnë në virus, e disa të tjerë mund ta dobësojnë. Por, ndonjëherë një virus mund të zhvillojë një ndryshim të rastësishëm që i jep avantazh – më i transmetueshëm, për shembull, ose më efikas në përsëritje.

Viruset në avantazh do të tejkalojnë viruset e tjera. Nëse personi i infektuar ia kalon virusin dikujt tjetër, ai do t’ia kalojë edhe versionin e ndryshuar – mutacionin.

Nëse versioni që ka pësuar mutacion është i suksesshëm, bëhet variant.

Por, duhet që të shumëfishohet për t’u bërë i tillë. Një person i pavaksinuar e ofron këtë mundësi.

Variantet janë përhapur kudo në botë – B.1.1.7 ose varianti Alfa është identifikuar së pari në Angli. B.1.351 ose varianti Beta u gjet në Afrikën e Jugut. Varianti Delta në Indi. Dhe SHBA-ja ka njoftuar për disa, përfshirë B.1.427 në Kalifornia dhe B.1.526 në New York.

Vaksinat aktuale janë mbrojtëse të mira kundër të gjitha varianteve të COVID-19 deri tash, por kjo mund të ndryshojë çdo moment. Për këtë arsye, doktorët dhe zyrtarët duan që më shumë njerëz të vaksinohen.

Ato popullata me njerëz të pavaksinuar i japin virusit mundësinë jo vetëm të përhapet, por edhe të ndryshojë.

“Krejt çka duhet është një mutacion në një person”, ka thënë imunologu Philip Landrigan.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me