Lart

Njeriu i dytë më i gjatë në botë po përballet me një sëmundje të rëndë, ai është 213 centimetra

Një prej njerëzve më të gjatë në botë, jeton në Londër dhe po ballafaqohet me një sëmundje të rëndë.

Hussein Bisad, 46-vjeç, ishte bërë i famshëm në vitin 2002 kur pretendoi të jetë njeriu më i gjatë në botë.Megjithatë kur u mat nga zyrtarë të librit të rekordeve Guinness, ai doli të jetë 213 centimetra, duke qenë më i shkurtër se turku Sultan Kosen i cili ishte 243 centimetra.

Ai tani duhet t’i lë të gjitha aktivitetet e tij anash, për shkak të një sëmundje të rëndë dhe që e detyron që tri herë në javë t’i nënshtrohet dializës.

Aktualisht jeton në një shtëpi “kujdesi” në Brend në veri të Londrës, pasi i ishte nënshtruar një transplanti të veshkës në shkurt të vitit të kaluar.

Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi që trupi i prodhon më shumë hormone sesa që duhet. Megjithatë ai thotë se nuk i pëlqen fakti që është shumë i gjatë.“

Kam shumë probleme, jam njeri më ndryshe. Të gjithë tjerët janë normal, unë jam ndryshe. Të gjithë mund të më shohin, njerëzit më pyesin shpesh se pse jam kaq shumë i gjatë”, ka thënë ai.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me