Lart

Njihuni me Burrin që Dehet Nga Embelsirat.

Trupi i këtij burri funksionon si një birrari, si pasojë e një sëmundje të rrallë që ai ka. Ai mund të dehet aq rëndë sa të humbë vetëdijen vetëm nga një copë tortë.

Cik Carson, 62 vjeç, vuan nga sindroma e birrarisë që do të thotë, trupi i tij i kthen karbohidratet në alkool. Ai mbetet i dehur pa prekur asnjë pikë alkool.

Gjendja e tij e ka bërë shumë të varur nga torta sfungjer Victoria, që e lë aq të dehur sa humb vetëdijen, pra sikur një alkoolist do të kishte nevojë për pije.

Ai shtoi gjithashtu se ai dehet nga askund brenda minutave. Efekti është i pakëndshëm, thotë ai sepse shpeshherë ai nuk mund të kujtoj se çfarë ka bërë.

Atij ju zhvillua kjo sëmundje para dy dekadave, kur në punë u ekspozua ndaj disa kimikaleve shumë të forta. U deshën disa vite deri sa ai u diagnostikua me sëmundjen, dhe është shumë e vështirë për të.

Ai vazhdimisht mbanë një analizues të frymëmarrjes me vete për të testuar se a është i dehur apo jo. Ai vërejti simptomat për herë të parë rreth vitit 2003.

Edhe pse njerëzit e gjejnë qesharake sëmundjen e tij, ai thotë se është shumë e rëndë sepse shpesh ai zgjohet me pendim për diçka që ka thënë ose ka bërë natën e mëparshme, ose nganjëherë thjeshtë nuk mban mend asgjë.

Ai thotë se lë shumë pasoja psikologjike dhe se ai e ka ndarë historinë në mënyrë që nëse dikush vuan nga e njëjta sëmundje, ta dijë se nuk është e pamundur.

Shpërndaj
Storie - Probleme.me