Lart

Nuk duhet nënvlerësuar, simptomat që tregojnë se keni alergji ndaj rërës në plazh

E quajtur zakonisht alergjia e rërës, dermatiti i plazhit është një çrregullim që prek më shpesh sesa mendoni. Irritimi i shkaktuar nga rëra mund të shfaqet me simptoma që mund të jenë edhe shumë të bezdisshme, duke na prishur në shumicën e rasteve pushimet buzë detit.

Irritimi i rërës është një pasojë e bezdisshme që prek ata që frekuentojnë plazhin në verë dhe kanë lëkurë delikate. Në fakt, zakonisht është më e zakonshme tek fëmijët dhe të moshuarit ose ata që tashmë vuajnë nga probleme të tjera shëndetësore. Reaksioni alergjik shfaqet me simptoma që mund të jenë të ndryshme në varësi të rastit. Këto simptoma janë:

1.Njolla të kuqe.

2.Skuqje e lokalizuar.

3.Kruajtje intensive.

4.Djegie.

5.Urtikarie.

6.Thatësi.

7.Çarje.

8.Gjakderdhje në raste të rënda.

Zakonisht shenjat shfaqen në zonat në kontakt të ngushtë dhe të gjatë me rërën, pra këmbët, vithet, shpina, por tek fëmijët edhe duart, krahët dhe madje edhe fytyra. Rëra e ashpër fërkohet në lëkurë dhe shkakton të gjitha simptomat e përshkruara më sipër. Simptomat mund të jenë të lehta ose më të rënda dhe nuk duhet të nënvlerësohen kurrë. Nëse shfaqen simptomat e dermatitit të rërës, është më mirë të konsultoheni me një mjek për të vlerësuar siç duhet trajtimin që do të merret menjëherë.

Nëse prek fëmijët, është më mirë t’i çoni menjëherë tek pediatri ose, nëse jeni me pushime, në zyrën e mjekut ose në urgjencën e pediatrisë, në mënyrë që menjëherë të përdorni trajtime të përshtatshme për të qetësuar kruajtjen, skuqjen, dhimbjen, djegien. Sigurisht që është mirë të kufizoni ekspozimin ndaj diellit dhe rërës, të bëni dush me ujë të freskët për të hequr çdo mbetje dhe për ta bërë lëkurën më të butë.

Gjatë sezonit të plazhit duhet të kujdesemi për lëkurën e trupit tonë. Rrezet UVA dhe UVB mund të dëmtojnë ADN tonë, të cilat jo vetëm çojnë në djegie dhe dëmtim të lëkurës, por akoma më keq edhe në tumor. Një ndër problemet më frekuente sa i përket kësaj stine është edhe kujdesi ynë për nishanet në veçanti. Nishanet janë disa shenja në lëkurë osë të dala mbi lëkurë, që shpesh rrezikojnë të kthehen në sëmundje kancerogjene të rrezikshme.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me