Lart

OBSH: Të paktën 115,000 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga COVID-19

Të paktën 115,000 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, tha shefi i OBSH-së, duke bërë thirrje për një përmasë dramatike të vaksinimit në të gjitha vendet.

Në hapjen e asamblesë kryesore vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përshëndeti sakrificat e bëra nga punonjësit shëndetësorë në të gjithë botën për të luftuar pandeminë, shkruan MedicalxPress.

“Për gati 18 muaj, punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit në të gjithë botën kanë qëndruar në urën midis jetës dhe vdekjes,” tha ai.

Ata kanë shpëtuar jetë të panumërta dhe kanë luftuar për të tjerët megjithë përpjekjet e tyre më të mira, u larguan nga kjo botë – u shpreh drejtori Tedros.

“Shumë punonjës janë infektuar ndërsa raportimi është i pakët, kurse ne vlerësojmë se të paktën 115,000 punonjës shëndetësorë dhe të kujdesit kanë paguar çmimin përfundimtar në shërbimin e të tjerëve“.

Ai poashtu u shpreh se shumë punonjës shëndetësorë që nga fillimi i krizës janë ndjerë “të frustruar, të pafuqishëm dhe të pambrojtur, me mungesën e qasjes në pajisjet mbrojtëse personale dhe vaksinat”.

Drejtori i OBSH-së, u bëri thirrje vendeve që kanë rezerva të mëdha vaksinash t’i ndajnë ato dhe të kenë bashkëpunim më të madh për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me