Oxford: Vaksina Mund të jetë e Gatshme qysh në Shtator
Studiuesit janë të gatshëm të fillojnë testimet në njerëz në dy javët e ardhshme me ekipin që punon pa ndalur për të zhvilluar vaksinën.
Një vaksinë për COVID-19 mund të jetë e gatshme që në Shtator, sipas një profesoreshe nga Universiteti i Oksfordit.
Sarah Gilbert është një profesoreshë e vaksinologjisë dhe thotë se ajo është “80% e sigurt” që një vaksinë COVID-19 që po zhvillohet nga ekipi i saj do të funksionojë.
Ekipi i saj në Oksford është pjesë e një përpjekje globale për të gjetur një vaksinë për koronavirusin, i cili sipas Universitetit Johns Hopkins ka vrarë më shumë se 100,000 njerëz në të gjithë botën.
Profesoresha Gilbert ka thënë që brenda dy javëve të ardhshme do të fillojnë ta testojë vaksinën në njerëz, duke potencuar gjithashtu që ajo së bashku me ekipin e saj po punon shtatë ditë në javë për të marrë një vaksinë të nxituar.
Ajo tha për gazetën The Times: “Unë mendoj se ka një shans të madh që vaksina të funksionojë bazuar në gjëra të tjera që kemi bërë me këtë lloj vaksine.
“Nuk është vetëm një supozim i thjeshtë gjersa çdo javë kalon ne kemi edhe më shumë të dhëna për të analizuar. Unë do të thoja 80%, kjo është pikëpamja ime personale”.
Ajo shtoi se për ta pasur deri në vjeshtë vaksinën e gatshme është “pothuajse e mundur nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur”, por paralajmëroi se “askush nuk mund të premtojë se do të funksionojë”.
E huazuar.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
Pse Fëmijët nuk janë Imun ndaj Koronavirusit
Shkencëtarët: Koronavirusi Përdor Sheqernat për të Mashtruar Sistemin Imunitar