Lart

Parandalimi i Migrenës me anë të Ushqimit

Ushqimet që luftojnë migrenën dhe dhimbjen e kokës bëjini pjesë të regjimit tuaj.

Sigurisht që migrena është e padëshiruar dhe që vështirë shërohet. Ata qe vuajn nga dhimja e kokës e dinë se sa e vështirë është, transmeton Living. Marrja e ilaçeve për të parandaluar dhimbjen ju ndihmon përkohësisht, por dhimbja e kokës mund të kthehet sërisht

parandalimi i migrenes me ushqim

Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë nëse keni migrenë:

Avokado: Një arsye për të dashur dhe konsumuar më shumë këtë frut,avokado gjithashtu lufton migrenat. I pasur me antioksidantë si lutein dhe zeaxanthin, avokadot jo vetëm që mund të largojnë dhimbjen e kokës tuaj, duke e konsumuar mund t’i mbani larg këto dhimbje të padurueshme.

Fiku: Fruti përmban kalium i cili ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbajtjen larg të dhimbjes.

Salmoni:Në të gjinden plot acide të yndyrave omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon që trombocitet tuaja të mos grumbullohen, gjë që i bënë dhimbjet e kokës më të shpështa.

Patatet e ëmbla: E pasur me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium, konsumimi i patateve të ëmbla kur vuani nga një dhimbje koke do të ju qetësojë.

Shalqi dhe karrota: Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës, sigurohuni që të mbani nën kontroll nivelin e ujit tuaj. Ushqimet që kanë përqindje te madhe të ujit ndidhmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, andaj shalqiu dhe karrotat janë të preferuara në këto raste.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Migrena: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Si ta Luftoni Migrenën në Kushte Shtëpie

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]