Lart

Pas sëmundjes së rrallë postcovid te fëmijët, zemra kthehet në normalitet

Te fëmijët që zhvillojnë një sindromë inflamatore të rrallë, por kërcënuese për jetën, të shoqëruar me COVID-19 (MIS-C), funksioni kardiak fillon të rikuperohet brenda një jave nga diagnoza dhe zemra kthehet në normalitet brenda tre muajve, treguan rezultatet e një studim i ri.

Përafërsisht katër deri në gjashtë javë pas ekspozimit ndaj Covid-19, MIS-C te fëmijët mund të shkaktojë inflamacion të zemrës, mushkërive, veshkave dhe organeve gastrointestinale. Në 80 për qind të rasteve, sëmundja prek barkushen e majtë të fëmijës, e cila pompon gjakun në pjesën tjetër të trupit.

Shkencëtarët studiuan rastet e 60 fëmijëve të shtruar në spital me sindromën inflamatore multi-sistemike, nga të cilët 70 për qind kishin dëshmi të dëmtimit të muskujve të zemrës dhe 60 fëmijëve të shëndetshëm me zemër të shëndetshme.

Ekokardiografia dhe rezonanca magnetike treguan se të gjitha anomalitë te fëmijët e shtruar në spital “u zhdukën brenda javës së parë, e ndjekur nga përmirësimi i vazhdueshëm dhe normalizimi i plotë i gjendjes në tre muajt e ardhshëm”, raportuan shkencëtarët në revistën “American Heart Association”.

Ata theksuan se në gjysmën e fëmijëve, ndryshimet në funksionin e zemrës të lidhura me sindromën inflamatore multisistemike u zhdukën brenda gjashtë ditëve.

Studimi nuk vlerësoi rrjedhën e pasojave të tjera. Anirban Banerje nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia tha se “shërimi i fëmijëve ishte i shkëlqyeshëm” dhe se gjetjet e vëzhguara janë veçanërisht të rëndësishme për trajtimin e fëmijëve me MIS-C.

Gjetjet gjithashtu ofrojnë udhëzime kur bëhet fjalë për një rikthim gradual në sport pas rikuperimit të muskujve të zemrës te fëmijët, dhe kjo është tre deri në katër muaj më vonë.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me