Lart

Për nëntë muaj 22 mijë dhurues të gjakut, u grumbulluan 600 plazma për shërimin e Covid-19

Në Qendrën për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë për nëntë muaj 22 mijë persona kanë dhuruar gjak, ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtoresha e këtij institucioni Bukurie Zhubi.

Ajo më tej ka shtuar një tremujor të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen Covid-19.

“Jemi në një situatë kur sëmundja Covid-19 është në vazhdim e sipër. Kemi pasur një 3 mujorësh të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen Covid. Normalisht që kjo gjendje ka pasur ndikim në dhurimin e gjakut mirëpo duke iu falënderuar dashamirësve të dhurimit të gjakut, dhurimi i gjakut ka vazhduar dhe kemi arritur deri në këtë nëntë mujorin e parë diku rreth 22 mijë doza të dhurimit të gjakut”.

Sipas saj, grumbullimi i plazmave kovalesente për shërnimin e Covid-19, ka filluar që nga janari dhe deri më tani kanë arritur në 600 doza.

“Grumbullimi i plazmave kovalesente ka filluar që nga janari i këtij viti dhe ka qenë i ngadalshëm sepse ka kërkuar kushte speciale për rekrutimin e dhuruesve të gjakut të cilët kanë dhuruar gjak kovalesente dhe testime të veçanta për atak. Kurse prej asaj kohe deri më tani janë grumbulluar 600 doza të plazmave kovalesente”.

“Plazmat të cilat i kemi grumbulluar deri ne muajin qershor na kanë shërbyer për shërimin e pacientëve në këtë valën e katërt të covid-19, ku janë trajtuar pacientët me Covid në forma të rënda të sëmundjes dhe si terapi shoqëruese kanë marrë edh plazmën kovalesente”.

Përderisa Nazmi Seferi, tha se që tetë vjet dhuron gjak, duke apeluar të qytetarët e tjerë që të shpëtojnë jetë duke u bërë dhurues.

“E rëndësishme është me dhuruar gjak sepse shpëton jetë të njeriut. Dhe ai që mundet të vijë me dhuruar gjak. Që 8 vjet jam dhurues i gjakut. Le të vijnë me dhuruar gjak se shpëton jetën e njeriut”.

Edhe Egzon Arifi, tha se çdo gjashtë muaj dhuron gjak, ngase thotë se përveç që u  ndihmon atyre që kanë nevojë, dhurimi i gjakut ndikon edhe në shëndetin e tij, raporton EO.

“E rëndësishme është për shëndet asi për veti ashtu edhe për të tjerët kush kanë nevojë. Unë jam dhurues i zakonshëm i gjakut, vijë çdo gjashtë muaj. Kush ka mundësi të japë gjak sepse është mirë sepse iu ndihmon të gjithëve.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me