Lart

Si ta Përballoni Sindromën e Shikimit Kompjuterik

Tendosja afatgjatë e syve mund të çojë në dëmtimet serioze të kornesë, kokëdhimbjet kronike të lidhura me shikimin, madje edhe deri te humbja e përkohshme e shikimit, paralajmërojnë oftalmologët. Çka mund të bëni për të parandaluar efektet negative të sindromës së shikimit kompjuterik?

Tani as që mund ta paramendojmë punën në zyrë pa kompjuter. Ai është bërë shtylla kurrizore e të gjitha punëve tona, por përveç që na mundëson kryerjen e punës, ai po ashtu merr edhe nga shëndeti ynë.

Në mënyrë të tërthortë, ulja në karrige dhe para kompjuterit mund të ndikojnë në koncentrimin tonë, qëndrimin e trupit dhe dhimbjet në pjesë të caktuara të trupit, si supet, duart, shpina dhe këmbët. Kështu edhe punën ia kemi shtuar listës së faktorëve që hynë në stilin e jetesës duke qëndruar ulur.

perballoni sindromen e shikimit kompjuterik

Nga ana tjetër, kompjuteri ndikon edhe në shëndetin e syve tanë. Nëse në fund të ditës së punës në zyrë vëreni shikim të turbullt, fotografi të dyfishtë, dhimbje në kokë, qafë ose shpinë dhe keni sy të tharë, irrituar dhe gjakosur, duhet ta dini që bëhet fjalë për sindromën e shikimit kompjuterik, sëmundje kjo epidemike e njeriut modern të zyrës.

Tendosja afatgjatë e syve mund të çojë në dëmtime serioze të kornesë, kokëdhimbjet kronike të lidhura me shikimin, madje edhe deri te humbja e përkohshme e shikimit, paralajmërojnë oftamologët. Çka mund të bëni për të parandaluar efektet negative të sindromës së shikimit kompjuterik?

 

1. Rregulloni lartësinë e ekranit

Nëse ekrani juaj nuk është statik, rregulloni lartësinë e tij që qendra e ekranit të jetë pak më e ulët se niveli juaj i syve derisa jeni të ulur drejt (kërrusja është problem tjetër dhe gjithsesi duhet ta shmangni dhe të qëndroni drejt). Në këtë mënyrë sytë do të lodhen minimalisht.

2. Rregulloni ndriçimin e ekranit

Ekrani i ndriçuar me reflektim të fortë po ashtu mund të jetë shkak i lotimit të vazhdueshëm dhe tendosjes së syve.

Shumica e monitorëve vijnë me disa mënyra të paracaktuara të ndriçimit, ndërsa zgjidheni atë që ju duket më natyrale për sytë tuaj. Po kështu, rregullojeni ekranin nëse reflekton direkt dritën nga dritarja.

3. Treptini

Mos harroni se si duheni shpesh të treptini për të lagështuar sytë, sepse në zyrë thahen edhe më shumë.

Mund të përdorni pika për sy (të ashtuquajtur lot artificialë) ose në ushqimin tuaj të përgjithshëm të përfshini sasi më të mëdha të acideve të shëndetshme omega-3, të cilat e përmirësojnë kualitetin e shtresës lipide të syve dhe lotëve.

4. Shfrytëzojeni pushimin për drekë

Edhe pse në shumicën e vendeve të punës është vështirë të keni pauzë të vërtetë të drekës, nëse e keni këtë mundësi, shfrytëzojeni gjithsesi. Shfrytëzoni 30 minutat tuaja ashtu që çoheni nga tavolina dhe larg kompjuterit.

Hulumtimet kanë treguar që në këtë mënyrë do të konsumoni më pak kalori (sepse kështu vëmendjen nuk do t’ua marrë puna në ekran), ndërsa njëkohësisht edhe do të pushoni nga puna, çka është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta mbajtur stresin nën kontroll.

5. Pushoni

Ashtu siç duhet të zgjatni trupin tuaj, duheni të zgjatni edhe muskujt e syve, dhe kjo është më së miri të bëhet çdo 15 deri 20 minuta. Largoni shikimin nga kompjuteri (sytë janë të fokusuar në objektin i cili gjendet para tyre dhe shikoni ndonjë objekt në largësi, për shembull në dritare ose në anën tjetër të zyrës (sytë do ta ndryshojnë fokusin në distancë më të madhe).

Këtë rregull mund ta aplikoni lehtë me emrin 20-20-20: çdo 20 minuta largoni shikimin nga ekrani në objektin e larguar 20 metra dhe shikoni 20 sekonda.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Shikimi i Mjegulluar – Shenjë e Sëmundjeve Serioze

Syri dhe Shikimi

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]