Lart

Mahniten Studiuesit: Ja Çfarë Ndodhë me Mushkëritë pas Lënies së Duhanit

Mushkëritë tuaja kanë një aftësi gati “magjike” për të korrigjuar mutacionet kancerogjene të shkaktuara nga pirja e duhanit, por vetëm nëse ndalni konsumin e tij. Deri më tani, mutacionet që çojnë në kancer të mushkërive janë menduar të jenë të përhershme dhe të vazhdueshme, edhe nëse e lini duhanin.

Një zbulim befasues, botuar në revistën Nature, tregon se ato pak qeliza që shmangin dëmtimin mund të “rregullojnë” mushkëritë.

perfitimet e lenies se duhanit

Ky efekt është vërejtur edhe te pacientët që pinin një paketë cigaresh çdo ditë për 40 vjet para se të linin duhanin. Mijëra kimikate në tymin e cigares shkaktojnë ndryshime në strukturën e ADN-së në qelizat e mushkërive, duke i shndërruar ngadalë ato nga të shëndetshmet në kanceroze.

Studimi zbuloi se kjo ndodh në një shkallë të gjerë në mushkëritë e duhanpirësve edhe para se të zhvillohet kanceri. Shumica e qelizave të marra nga rrugët e ajrit të duhanpirësve u mutuan me duhan dhe përmbajnë deri në 10 mijw ndryshime.

Dr. Kate Gowers, një nga studiuesit në University College London, shprehet:

Këto mund të konsiderohen si bomba në miniaturë që presin goditjen tjetër që do t’i shtyjë në shndërrim në kancer”. Por një pjesë e vogël e qelizave mbetet e paprekur.

Cigarette

Është e paqartë se si ato shmangin shkatërrimin gjenetik të shkaktuar nga pirja e duhanit, por shkencëtarët thonë se mundët që të mbijetojnë në një lloj bunkeri. Pasi një person ndalon pirjen e duhanit, këto qeliza rriten dhe zëvendësojnë qelizat e dëmtuara të mushkërive.

Te njerëzit që e lënë pirjen e duhanit, deri në 40 përqind të qelizave të tyre, duken si njerëz që kurrë nuk kanë pirë duhan.

Dr. Peter Campbell i Institutit Sanger, shtoi:

Ne ishim plotësisht të papërgatitur për një zbulim të tillë. Ka qeliza që rinovojnë si me magji pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.”

Një nga gjërat mahnitëse ishin pacientët që e kishin braktisur duhanin edhe pas 40 vjetësh konsum dhe që kishin qeliza të rinovuara pa ndikim nga duhani. Shkencëtarët ende nuk kanë përcaktuar se sa prej mushkërive shërohen.

Studimi u përqëndrua në rrugët kryesore ajrore, jo alveolat e vogla, përmes të cilave oksigjeni transportohet nga ajri në mushkëri. Rreth tre të katërtat e rasteve të kancerit të mushkërive janë shkaktuar nga pirja e duhanit.

Studimet e mëparshme kanë treguar që rreziku i kancerit të mushkërive zvogëlohet pothuajse nga dita kur njerëzit pushojnë pirjen e duhanit dhe u supozua se për shkak të ndërprerjes së pirjes së duhanit, mutacionet e mëtejshme të shkaktuara nga ai pushojnë.

Dr. Rachel Orritt nga Shoqata Britanike e Kërkimit të Kancerit thotë se është motivuese që njerëzit të kenë një përfitim të dyfishtë pasi të lënë duhanin. Nga njëra anë ata ndalojnë shfaqjen e dëmtimit të mëtejshëm të qelizave të mushkërive dhe nga ana tjetër hapin hapësirën për mushkëritë që të mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimet ekzistuese.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Varësia Ndaj Tobakos (Cigarës)

Dhjetë Sëmundjet që Mund t’ju Vrasin në më pak se 24 orë

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com