Mësoni si të Përgatisni në Shtëpi Dezinfektuesin e Duarve
Në këto kohë shtë shumë e vështirë të gjendet një dezinfektues duarsh,por edhe nëse gjendet shitet më një çmim më të lartë.
Sipas “News1“, Kjo ka ardhur nga alarmi për koronavirusin, i cili është shumë pranë nesh, ku së fundmi janë konfirmur dy raste në Maqedoni dhe Greqi.
Higjena personale është gjëja bazike për shëndetin tonë.
Në pamundësi për të gjetur dezinfektuesin e duarve, ju mund ta krijoni atë edhe vetë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë publike një recetë shumë të thjeshtë se si ta krijoni xhelin dizefektues të duarve në shtëpi.
Për ta përgatitur ju duhet një enë e pastruar mirë, por mund të përdorni dhe shiringa dhe produktet e mëposhtme:
- Alkool për likerin, e gjeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet
- 3% peroksid hidrogjeni, ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi
- Glicerina, nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti.
- Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool.
- Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni.
- Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin.
- Në këtë pikë përzijeni mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri.
- Masën e xhelit të krijur mund ta fusni në shishe më të vogla dhe ta përdorni herë pas here.
E huazuar.
Ju rekomandojmë këta artikuj: