Pija e Lashtë Shqiptare që Bën Mrekulli në Shëndetin Tuaj
Kjo që do t’ju tregojmë më poshtë është një pije e lashtë shqiptare, e përbërë nga katër përbërës të thjeshtë.
E kemi fjalën për bozën, e cila më së shumti është prodhuar në veri të Shqipërisë, e në veçanti, në zonën e Kukësit. Edhe në Kosovë, boza është pije mjaft e preferuar në zonën e Gjakovës dhe rrafshit të Dukagjinit.
Boza ka katër përbërës kryesorë dhe baza e saj është mielli i mistrit.
Ajo formohet nga bashkimi i miellit të misrit e grurit, sheqerit dhe ujit.
Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet e tjera duke pasur përbërës kryesor të sajin misrin, ndryshe nga llojet e saj në Turqi, Bullgari e Maqedoni ku mund të ketë përbërës grurin, elbin, melin ose/dhe qiqrat.
Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3°C.
Nëse e lini në ambient me këtë temperaturë, pija mund të zgjasë edhe një muaj pa u prishur.
Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.
Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, si dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak.
Boza është një pije shumë e dobishme për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi qe përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje të vitamines B.
Duket qe fjalia “Je bo bozë” nuk është aspak ofenduese!
Burimi: GazetaExpress