Lart

Pse Fëmijët nuk janë Imun ndaj Koronavirusit

Kohëve të fundit diskutimet se kush mund të infektohet me koronavirus dhe kush jo kanë qenë të mëdha.

Shumë ekspertë e infektolog janë shprehur se virusi Covid-19, prekë më shumë të moshuarit dhe ata të cilët kanë probleme kronike shëndetësore.

Pavarësisht statistikave, sipas të cilave fëmijët janë imun ndaj këtij virusi, së fundmi janë paraqitur raste të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

pse femijet nuk jane imun koronavirusit

Një studim i publikuar në “Nature Medicine” vlerësoi se 10 fëmijë në Kinë midis moshës 2 muaj dhe 15 vjeç kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Ndërsa, nga 745 fëmijët që dyshohet të jenë infektuar të cilët u ekzaminuan midis 22 janarit dhe 20 shkurtit, rreth 1.3 për qind u gjetën të infektuar.

E, nga afro 45,000 raste të konfirmuara në Kinë deri më 11 shkurt, kishte vetëm një vdekje që ishte më i ri se 20 vjet dhe nuk kishte vdekje midis fëmijëve më të rinj se 10 vjeç.

Pos Kinës, edhe në shumë vende të tjera pati fëmijë të infektuan me këtë virus. Jashtë kësaj liste nuk mbeti as Kosova. Nuk ka ende statistika të sakta të fëmijëve të prekur, derisa më i vogli nga ta ishte një foshnje pesëmuajshe.

E sipas pulmologut, Skender Baca, fëmijët kanë një imunitet të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe koronavirusin. Po ashtu, ndikim të madh në krijimin e imunitetit ndaj sëmundjeve të ndryshme te fëmijët ka edhe vaksinimi i tyre.

Sjelljet për parandalimin e përhapjes së virusit pandemik Covid-19 janë të një rëndësie të veçantë, andaj edhe kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Shkencëtarët: Koronavirusi Përdor Sheqernat për të Mashtruar Sistemin Imunitar

Sa Zgjat Sëmundja e Shkaktuar nga Koronavirusi, nga Inkubacioni deri te Shërimi i Plotë?

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com