fbpx
Lart

Pudra e Famshme për Fëmjë Mund të Shkaktojë Kancer

faqja probleme.me

Pudra e Famshme për Fëmjë Mund të Shkaktojë Kancer

Kompania Johnson & Johnson (J&J) njoftoi të premten se do të tërheqë nga tregu amerikan 33,000 shishe me pudër bebesh pasi Administrata Amerikane për Ushqimet dhe Barnat (FDA) gjeti gjurmë asbesti krizotil në një nga shishet me pudër të blera në internet.

Sipas CNN, aksionet e J&J ranë me më shumë se 6%.

Kjo është hera e parë që kompania pranon të tërheqë produktet për kontaminim të mundshëm të asbesit si edhe hera e parë që FDA njofton gjetje të kimikatit të rrezikshëm.

tactica seo kosovo

Asbesti është ndër gjashtë mineralet e silikatit që gjendet në natyrë dhe kur hyn në organizëm shkakton sëmundje si asbestoza, kanceri i mushkërive, kanceri i laringut etj.

Ndërkohë “Johnson & Johnson” po përballet me më shumë se 15,000 padi nga konsumatorët që pretendojnë se produktet e kompanisë, duke përfshirë edhe Johnson’s Baby Powder, u kanë shkaktuar kancer.

Në dhjetor të 2018-s, aksionet e kompanisë ranë me 10% pas një raporti të publikuar nga Reuters, ku thuhej se J&J e dinte se në pudrën e bebeve ishte i pranishëm asbesti.

Raporti i Reuters citoi dokumente dhe prova të tjera që theksonin se drejtuesit e kompanisë, menaxherët, shkencëtarët, mjekët dhe avokatët kanë qenë në dijeni për problemin.

Në mars, u njoftua se në disa produkte kozmetike të shitura nga kompania “Claire dhe Justic”, u gjetën talc dhe asbest  shumë të dëmshme për shëndetin.

Gjithsesi kompania “Johnson & Johnson” theksoi në njoftimin e saj të Premten se po vepron e po merr masa.

E Huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Kishin Vetëm 5% shanse që të Jetonin

Progeria: Sëmundja e Plakjes

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]