Lart

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Gjilan

Qendra Informuese Shëndetin Gruas

Janë hapur dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Gjilan, në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania” .

Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë financimit të ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe bashkëpunimit me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilan dhe fondacionit Action for Mothers and Children.

Qendra e 12-të ‘Klasat për Nëna’ e hapur tani edhe në Gjilan do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe psikike, informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin e pas lindjes, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapolindurin, të ushqyerit e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës.

 

“Jemi të lumtur që çdo ditë po rritemi nëpër Komunat e

Qendra Informuese Shëndetin Gruas

Kosovës dhe po arrijmë të ofrojmë shërbime edukative tek një numër i madh i prindërve rreth shtatzënisë se shëndetshme  dhe rritjes sa më të mire të foshnjes” u shpreh Albiona Beselica- Beha nga Action for Mothers and Children.

Qendra Informuese në Gjilan është e hapur çdo ditë pune për të gjitha gratë e vajzat e Komunës së Kamenicës, si dhe partnerët e tyre. Orari i sesioneve do të jetë i publikuar në QKMF në Gjilan, në uebfaqen e Action for Mothers and Children si dhe grupin në rrjetet sociale të Qendrës – Klasat për Nëna @klasatpernena

E Huazuar

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Sjellja e prindërve gjatë fëmijërisë ndikon në marrëdhëniet tona me kolegët

Studimi: Çfarë na Bën më të Lumtur Gjatë një Jave

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com