Lart

Qëndrimi Herët në Mëngjes para Ekranit Nxit Çrregullime Gjuhësore te Fëmijët

Fëmijët e ekspozuar ndaj ekraneve (televizor, tablet, smartphone, kompjuter) në mëngjes, para shkollës, janë tri here më të prirur për të patur probleme gjuhësore, sipas studiuesëve.

“Nuk është koha e kaluar para ekraneve, mesatarisht njëzet minuta në mëngjes, por periudha e ditës që ndikon. Kjo gjë u shteron atyre vëmendjen dhe i bën më pak të aftë të mësojnë”, tha studiuesja Manon Collet, Universiteti i Rennes.

qendrimi para ekranit nxit crregullime gjuhesore

Sipas saj, studimi nuk mund të vërtetojë lidhjen direkte të shkakut dhe efektit, por krijon një lidhje statistikore të caktuar, të forcuar nga rezultatet e hulumtimit mjekësor tashmë të botuar.

Studimet kanë treguar se fëmijët e vegjël të ekspozuar ndaj ekraneve kanë më pak bashkëveprim emocional me ata rreth tyre, që është i nevojshëm për zhvillimin e tyre psikomotor, në veçanti zhvillimin e gjuhës.

Në Francë, zhvillimi i gjuhës te fëmijët vlerësohet nga mjekësia shkollore në moshën 4 vjeç. Studimet franceze kanë treguar se 4 deri në 6 % e fëmijëve kanë çrregullime bazë gjuhësore.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artkuj:

“Tragjedia e Heshtur”Çfarë Sëmundje po prek me Shpejtësi Fëmijët pa e Kuptuar

Pagjumësia nga rrjetet sociale “pushton” adoleshentët

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com