Lart

Qeveria Porositë 7,000 Teste

Përmes një konference për media, Ministri i Shendetesise, Arben Vitia, ka njoftuar qytetarët se për mometin janë zhvilluar 335 monstra nga të cilat positiv kan rezultuar 20 persona. Gjendja e 13 pacienteve që po qëndrojnë në QKUK është stabile, sipas Ministrit, ndërsa një person më i moshuar ka nevojë për oksigjen kohë pas kohe.

qeveria porosite 7000 teste

Ministri Vitia ka njoftuar që për momentin, Kosova ka 1,000 mostra teste në stok ndërsa ka porositur edhe 7,000 tjera qe do arrijnë gjatë javës. Gjithashtu është porositur edhe një tester në kohë reale që do arrijë nesër.

Sa i perket Ventilatorëve, është njoftuar që Kosova ka kapacitet rreth 130 sosh në total. “Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, tha Vitia.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

A janë të Rrezikuara Foshnjat në Bark nga Korona Virusi?

Si janë dhe ku po Trajtohen të Prekurit me Koronavirus, Tregojnë Mjekët e QKUK-së

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com