Lart

Qumështi i Gjirit Përmban Antibiotikë Natyralë

Qumështi i Gjirit Përmban Antibiotikë Natyralë.

Në qumështin e gjirit ka antibiotikë natyralë që mbrojnë fëmijën nga bakteret e rrezikshme dhe nxisin rritjen e mikroorganizmave të dobishëm në zorrë.

Sipas studimit nga Donald Leung i National Jewish Health, ky antibiotik quhet GML dhe është i pranishëm në sasi shumë të larta në qumështin e gjirit,  i pranishëm në sasi më të vogla në qumështin e lopës dhe mungon në atë artificial.

Ekspertët kanë treguar që GML dhe qumështi i gjirit janë në gjendje të vrasin baktere të tilla si Staphylococcus aureus, Bacillus subtilis dhe Clostridium perfringens, gjë që as qumështi i lopës dhe as qumështi artificial nuk mund ta bëjë.

Ata theksojnë se substanca favorizon rritjen e baktereve pozitive për organizmin, në dallim me antibiotikët normale, të cilat nuk e kanë këtë veti.

Në barkun e foshnjeve me gji ka më shumë laktobacile, baktere të familjes Enterokoku, dhe bifidobakteret, të cilat e ndihmojnë organizmin.

GML është vënë në kërkesë që të përdoret edhe në qumështin e lopës dhe qumështin artificial.

E Huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Pudra e Famshme për Fëmjë Mund të Shkaktojë Kancer

30-Vjecari i Paralizuar Arrin të Ecë Sërish Falë Teknologjisë

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com