Lart

Realizohet operacioni i rrallë: I hiqet tumori gati 2 kilogramë 72 vjeçarit në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është kryer me sukses një operacion sa i ndërlikuar aq edhe i vështirë. Është arritur që një 72 vjecari t’i hiqet tumori i cili ishte i lidhur direkt me enët e qafës e të cilat kanë furnizuar trurin.

Drejtori i kësaj klinike doktor Hajriz Rudari, i cili edhe ka kryer këtë operacion, ka treguar për IndeksOnline se si shkoi operacioni, tek pacienti 72 vjeçar e të cilit u arrit t’i hiqet nga qafa tumori me peshë afër 2 kilogram.

Ndonëse pacienti kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, si probleme me zemër dhe me mushkri, ai ka arritur ta përballoj mirë operacionin.

“Sot ka qenë një pacient i moshës së shtyer, 72 vjeçar, i cili ka pasur një tumor, i cili është lidh direkt nga enët e qafës e kanë furnizu, përveç enëve të vogla, ka pasur degë edhe nga degë nga enët kryesore të qafës. Ka qenë diku afër 2 kilogram me peshë dhe operacioni ka zgjatë diku afër 40 minuta. Ka shkuar gjithçka mirë, e kemi nda prej vazeve të gjakut dhe tash pacienti është mirë”, deklaroi doktori Rudari.

Ai që 20 vite është pjesë e këtij stafi dhe pjesë e kësaj Klinike dhe nuk mban mend që kolegët e tij apo dikush nga gjenerata e tij të ketë kryer një intervenim të këtyre përmasave.

“Që 20 vite që jam këtu nuk kemi ba me këso lloj madhësie, mirëpo profesorët tanë që na kanë mësu neve, kanë operuar edhe raste të ndjeshme, i ndjeri profesor Gazmend Shaqiri, profesor Sadri Bajraktari, mirëpo tash për gjeneratën që jemi këtë lloj tumori me këtë lloj madhësie nuk e ka operuar askush”, deklaroi tutje ai.

Drejtori Rudari tregon se pacienti për herë të parë ishte lajmëruar tek ai në vitin 2015, atëherë kur tumori ishte i përmasave krejt më të vogla, por se atëherë pacienti nuk kishte pranuar ta kryente këtë intervenim.

“Pacienti është lajmëruar në vitin 20-15, ka qenë sa 1/3 e kësaj madhësie, nuk ka pranu, tash është bind vet dhe tash e kemi  realizuar këtë intervenim, duke iu falënderuar edhe ekipit që më kanë ndihmu edhe kolegët edhe anesteziologët, se pa ta nuk kish mujt me u realizu ky operacion. Duke iu falënderuar gjithë ekipes, stafit, ka shku gjithçka mirë.

Këto janë raste të rralla, kur janë të lidhura me enët e gjakut që furnizojnë trurin dhe qafen, janë më të rralla”, nënvizoj ai.

Gjatë karrierës së tij doktori Rudari tregon se kanë kryer intervenime të ndryshme dhe se në këtë klinikë kryhen thuajse të gjitha intervenimet, të gjitha patologjitë e bazave të gjakut, arterieve, venave, komplikimet e shputave të diabetike dhe tumor që janë në kolezion me enë të gjakut.

“Jemi të vetmit në Kosovë që punojmë merremi me shputën diabetike dhe komplikimet e sëmundjet e diabetit, asnjë institucion  në Kosovë, asnjë klinik përveç ShSKUK-së, Kirurgjisë Vaskulare nuk merret me të, d.m.th e bëjmë patologjinë e bazave të gjakut, arterive, venave, komplikimet e shputave të diabetike dhe tumor që janë në kolizion me enë të gjakut”, nënvizoj doktori Rudari.

Ai ka treguar se kanë bashkëpunim shumë të mirë mes kolegëve, pa të cilët dhe pa ndihmën e të cilëve as operacioni i sotëm s’do të mund të realizohej me sukses.

Doktori Rudari ka porositur të gjithë pacientët dhe familjarët e tyre që të mos shkojnë jashtë vendit për të kërkuar mjekim për sëmundjet që trajtohen brenda QKUK-së, e të mos shpenzojnë para të majme.

“Mos të shkojnë të shpenzojnë pare jashtë Republikës së Kosovës, pa e marrë mendimin konsiliar nga jo vetëm në Kliniken Vaskulare por në të gjitha klinikat, sepse ka shumë, tregojnë pacientët me çmime shumë të mëdha, 7-8 mijë euro, vijnë këtu pa kurgjo, pa asnjë pare që thonë, s’kanë nevojë këtu i kanë krejt, i realizojmë këtu. Përndryshe ju kisha preferu, mos me shku me hargju pare, sepse krejt çka i i bon Shkupi i bon edhe Prishtina, po flas për aspektin vaskular”, potencoi ai.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me