Lart

Pacientët e Parë që Morën Plazmën nga Pacientët e Shëruar, u Rikuperuan

Pacienti i parë me Covid-19 të mori plazmën nga një pacient i shëruar në Delhi ka treguar rezultate pozitive me përmirësim të dukshëm të gjendjes së tij shëndetësore dhe së fundmi është hequr nga ventilatori.

Më 4 prill, pacienti mashkull 49 vjeçar rezultoi pozitiv dhe u pranua në Spitalin Max në New Delhi.

Sidoqoftë, gjendja e tij u përkeqësua gjatë ditëve të ardhshme dhe ai së shpejti zhvilloi pneumoni me dështim të frymëmarrjes tipi I, pas së cilës u vendos menjëherë në ventilator.

Kur pacienti nuk tregoi ndonjë përmirësim në gjendjen e tij, familja e tij kërkoi nga spitali për terapi plazmatike.

rikuperuan paciente qe moren plazmen

Donatori i plazmës ishte rikuperuar nga infeksioni siç konfirmohej nga dy raporte të njëpasnjëshme negative të bëra tre javë më parë dhe përsëri rezultoi negativ në kohën e dhurimit së bashku me teste të tjera standarde për të përjashtuar infeksione si Hep B, Hep C dhe HIV.

Pacienti pas marrjes së plazmës tregoi përmirësim dhe deri në ditën e katërt u largua nga ventilatori. Ai u zhvendos në një dhomë me monitoim gjatë gjithë kohës dhe tani ka filluar edhe marrjen e ushqimit oral.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Studimi: Ka 30 lloje të Koronavirusit, Kanë Pësuar Mutacion dhe janë bërë më Vdekjeprurëse në Europë

Mjeku Turk Tregon çka i bën Koronavirusi Zemrës dhe Lukthit

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com