Lart

Ja Çfarë Rrezikojnë Femrat që Përdorin çdo Ditë Kontraceptivë

Rreziku i Kontraceptivëve

Femrat, të cilat e marrin tabletën kundër shtatzënisë çdo ditë, kanë një regjion më të vogël të trurit. Këtë e kanë zbuluar për herë të parë ekspertët, të cilët tregojnë se hipotalamusi, është një regjion thelbësor për prodhimin normal të hormoneve, që luajnë rol në gjendjen e humorit, oreksit apo dëshirës seksuale, shkruan Dailymail.

Studiuesit nga New York-u pas një studimi me 50 gra, kanë ardhur në përfundim se ato, që kishin pirë tableta kontraceptive çdo ditë, e kishin këtë regjion më të zvogëluar.

Megjithatë, studiuesit thanë se ky ndryshim është tejet i vogël, prandaj nuk manifestohet në performancën e trurit, sjellje apo funksionin e tij.

Sipas tyre, duhet kryer ende studime të tjera, për të kuptuar lidhshmërinë dhe arsyen konkrete, pse madhësia e vogël e hipotalamusit është e lidhur me këto tableta.

E huazuar

Ju rekomadojmë këta artikuj:

Këto janë Ushqimet që e Rrisin Disponimin

6 Sekretet e Njerëzve që nuk Sëmuren Kurrë!

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com