Lart

Sa do të jetojmë? Ekzaminimi zbulon – sekreti i jetëgjatësisë i shkruar në retinë

Një studim i fundit, i botuar në “British Journal of Ophthalmology”, sugjeron një përgjigje se përse njerëzit e së njëjtës moshë nuk duhet të plaken me të njëjtin ritëm, përkatësisht pse disa vdesin para kohe

Shkencëtarët pohojnë se skanimi i kokërdhokut të syrit, i cili është një proces i shpejtë dhe pa dhimbje, mund të tregojë rrezikun e vdekjes së hershme.

Për shembull, nëse një algoritëm parashikon që retina (shtresa e brendshme e syrit) e një personi është një vit më e vjetër se mosha e tij, rreziku i vdekjes së parakohshme rritet me dy për qind në 11 vjetët e ardhshëm.

Gjithashtu, rreziku i vdekjes nga shkaqe që nuk përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare apo kancerin rritet me tre për qind.Duke qenë se këto gjetje janë ende të bazuara në vëzhgim, nuk është e qartë se çfarë e shkakton këtë marrëdhënie. Por rezultatet mbështesin pretendimin se retina është e ndjeshme ndaj dëmtimit gjatë plakjes.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me