Lart

Sfilitja nga puna, zyrtarisht një sëmundje (OSHB)

Zyrtare Stresi Kronik (Sfilitja) nga puna tashmë konsiderohet si një sëmundje nga Organizata Botërore e Shëndetësise

Sfilitja nga puna tashmë ka njohjen zyrtare të OBSH-së si problem i diagnostifikueshëm dhe fenomen i lidhur me profesionin. Në kulturën e sotme, ku fokusi te karriera sa vjen e rritet, e bashkë me të edhe orët e shpenzuara mbi normën, volumi i punës apo stresi që rrethon ambientin e saj, “burnout” siç njihet aktualisht, apo rraskapitja prej punës është kthyer gati në epidemi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë flet për një sindromë që vjen si rezultat i stresit kronik në vendin e punës, pasojat e të cilit nuk janë trajtuar siç duhet. Kjo është hera e parë që bëhet zyrtarisht një lidhje e tillë.

Tre faktorët që e nxisin këtë klasifikim janë:

• Shterimi i energjisë dhe ndjesia e rraskapitjes
• Rritja e distancës mendore që dikush krijon me vendin e punës, apo ndjenjat e negativitetit dhe cinizmit që individi i lidh me punën
• Reduktimi i efikasitetit profesional

Sfilitja në vendin e punës nuk është thjesht lodhje, ajo vjen me rraskapitje kronike dhe acarim të vazhdueshëm. Personat që e përjetojnë humbasin motivimin e nuk vonon dhe ulja e rendimentit në punë, ndërsa seria e problemeve të shkaktuara prej saj janë si emocionale, ashtu dhe fizike.

Sipas studiuesit Dan Schawbe, sfilitja në vendin e punës është kthyer në një shqetësim madhor, pasi njerëzit punojnë më shumë, por ndiejnë se nuk kompensohen ndershmërisht.

E Huazuar.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com