Lart

Shëndeti i Meshkujve në Vitet e 20-ta, 30-ta, 40-ta

Pavarësisht nëse jeni mashkull në vitet 20, 30, 40, ose 50 e më shumë, ka arsye të shumta për të parë rregullisht një mjek. Fillimisht dhe më e rëndësishmja, mjeku juaj mund të ndihmojë në identifikimin e shqetësimeve shëndetësore më herët, kur ato janë më të lehta për t’u trajtuar.

Çdo 10 vjet do të hasni disa rekomandime të reja shëndetësore. Këtu është një përmbledhje e disa prej ndryshimeve që duhet të prisni çdo dekadë.

Shëndeti mashkullor në të 20-tat tuaj.

Edhe nëse ndjeheni të shëndetshëm, është e rëndësishme të krijoni marrëdhënie me një mjek të kujdesit parësor. Ky mund të jetë mjeku juaj për çdo pyetje dhe shqetësim.

Shumë ndryshime ndodhin në të 20-tat tuaj. Shumë meshkuj jetojnë vetë, pasi më parë kanë jetuar në shtëpi ose kolegj. Kjo do të thotë një dietë e re. Ndoshta disa ditë të gjata, tetë-orëshe pune ulur para një kompjuteri. Andaj dieta dramatike dhe ndryshimet në ushtrime mund të ndikojnë në shëndetin tuaj.

Mjeku juaj do t’ju njoftojë nëse është i nevojshëm një kontroll fizikë çdo vit. Gjithashtu, nëse presioni juaj i gjakut duhet të kontrollohet çdo vit (ose dy). Mos harroni të merrni një ineksion gripi çdo vit.

Shëndeti mashkullor në të 30-tat tuaj.

Shumë meshkuj në të 30-tat fillojnë të hasin disa probleme ortopedike. Trupi ndalet nuk shërohet aq shpejt sa dikur. Do të vini re gjithashtu disa ndryshime të metabolizmit. Mund të ndodh që do ju duhet të punoni pak më shumë për të ruajtur masën e muskujve dhe për të mbajtur larg kilogramët shtesë. Mjeku juaj do t’ju ndihmojë të qëndroni aktiv dhe të shëndetshëm.

Duke filluar nga mosha 35 vjeç, është e rëndësishme që çdo pesë vite të kontrolloni nivelin e kolesterolit dhe triglicerinës tuaj. Ju gjithashtu duhet të vazhdoni kontrollet fizike dhe kontrollet e presionit të gjakut që keni filluar në të 20-tat.

Dhe vazhdoni të i merrni ato ineksione gripi.

Shëndeti mashkullor në të 40-tat.

Kur mbushni të 40-tat, ka shumë gjasa që të filloni të vini re ndryshime me vizionin tuaj. Gjithashtu keni gjasa të mëdha të ndeshni me lëndime akute, si dhjamthi.

Bisedoni me mjekun tuaj për testet e gjakut të antigjenit specifik (PSA) dhe kontrollet e prostatës.

Shumica e meshkujve e fillojnë testin e kancerit të zorrës së trashë në moshën 50 vjeç, në atë moshë janë gjasat më të shpeshta për shfaqje të tij, por mund t’ju duhet të filloni më herët nëse keni ndonjërin nga prindërit ose vëlla a motër me kancer të zorrës së trashë. Dhe mos harroni të vazhdoni me kontrollet fizike, kontrollet e presionit të gjakut dhe kontrollet e kolesterolit.

Shëndeti mashkullor në të 50-tat e vazhdim.

Kur mbush 50 vjeç, zakonisht kjo është mosha magjike për të filluar ekzaminimet sa i përket kancerit të zorrës së trashë. Gjithashtu është koha që të filloni t’i kushtoni sa më shumë vëmendje zemrës suaj. Vazhdoni të bëni vizita të rregullta te mjeku juaj, në mënyrë që të qëndroni përpara çdo gjendjeje serioze shëndetësore.

Mjeku juaj është gjithmonë aty për të ndihmuar, andaj mos prisni nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim.

Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com