Si i Shkatërron Koronavirusi Qelizat e Shëndetshme të Mushkërive
Shumica e personave të infektuar me koronavirus, shërohen dhe rikthehen në jetë normale, mirëpo fatkeqësisht disa prej tyre nuk mund të rikuperohen dhe e humbin jetën. Mirëpo, si arrin një virus me përmasa nanometrike të shkaktojë vdekjen dhe humbjen e funksioneve jetësore?
Sipas Qendrës për Kontrollimin dhe parandalimin e Sëmundjeve, një në gjashtë njerëz të infektuar me koronavirus zhvillojnë simptoma të rënda. Këto simptoma përkeqësohen sidomos tek njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje ekzistuese. Edhe pse në të gjithë botën, 80% e personave me koronavirus zhvillojnë simptoma të lehta, disa të tjerë nuk mund të shërohen dhe vdesin.
Si arrin koronavirusi të mbytë njerëzit?
Koronavirusi është një familje e virusëve, të cilët i zakonisht I prekin organet e frymëmarrjes, që do të thotë se ky virus hyn në organizëm dhe e sulmon sistemin respirator, i cili ka funksion jetësor për organizmin. Kur virusi hyn përmes gojës apo hundës në organizëm dhe i arrinë qelizat e shëndetshme, ai menjëherë fillon të riprodhohet. Me kalimin e kohes, ky virus fillon t’I pushtoj të gjitha qelizat e shëndetshme duke shkaktuar më shumë dëme në sisemin e frymëmarrjes.
Sipas OBSh-së simptomat e koronavirusit fillojnë të shfaqen 5-6 ditë pasi jeni infektuar. Nëse virusi kalon në traktin e poshtëm respirator, atëherë ju do të përjetoni edhe vështirësi në frymëmarrje, dhimbje dhe ngushtim të gjoksit, të cilat janë shenja të inflamacionit.
Sipas John Ëilson, profesor në kolegjin e fizikës ne Londer, mbështjellësi i trungut të frymëmarrjes fillon të dëmtohet, duke shkaktuar inflamacion dhe irritim të nervave të rrugëve të frymëmarrjes.
Pasi të shkaktohet inflamacioni, nëse virusi arrinë t’a kalojë mbështjellësin e rrugëve të frymëmarrjes, materali inflamator që gjendet në mushkëri e pamundëson shkëmbimin e gazrave, përkatësisht nxjerrjen e dyoksidit të karbonit dhe furnizimin me oksigjen. Kjo gjendje njihet si sëmundje e pneumonisë, e cila në të shumtën e rasteve përfundon me vdekje.
E huazuar.
Ju rekomandojmë këta artikuj:
Studimi i Fundit: Ja sa Ditë Qëndron Koronavirusi te Një Person i Infektuar
A e kam Pasur Tashmë Koronavirusin? Si Mund ta di dhe Çfarë Duhet të Veproj?