Lart

Shkoi në Spital me Dhimbje Shpine, Mjekët Habiten Kur Shohin Fotografimin

Shkoi në spital për dhimbje shpine, por fotografimi i nxorri diçka tjetër.

Një rast jashtëzakonisht unik, i padëgjuar më herët në historinë e mjekësisë zyrtare, është ai i një pacienti 38-vjeçar, i cili prej kohësh kishte dhimbje kronike në shpinë. Për shkak të dhimbjeve të padurueshme, burri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat bënë edhe zbulimin.

Pacienti, është një brazilian i cili jeton në shtetin e San Paolo. Mjekët të paaftë për të përcaktuar shkaqet e dhimbjes së padurueshme të vazhdueshme, e nënshtruan ndaj një tomografie të kompjuterizuar, e cila zbuloi anomalinë e pazakontë, pacienti kishte tre veshka.

Në trupin e 38-vjeçarit ndodhej një veshkë e majtë në gjendje normale dhe dy veshka gjysmë të bashkuara mes tyre, të cilat formonin një të vetme dhe ndodhshin po në anën e majtë pak më poshtë. Rasti i pazakontë i pacientit u botua në revistën shkencore New England Journal of Medicine.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com