Lart

Shtatë këshilla si të mbillni domate të mira

Domatet janë ndër më të preferuarat në kopshtet e familjeve. Nuk është çudi, pasi mund t’i krahasoni ato të marketeve dhe ato që rriten në kopshtet tuaja. Vetëm era që vjen nga to të dërgon menjëherë në verë.

Një përfitim tjetër i mbjelljes dhe rritjes së domateve është shumëllojshmëria, shkroi AP të martën. Nga ngjyrat e ndryshme deri të madhësia e tyre.

Për të ditur si të mbillni domate, AP ka dhënë disa këshilla.

1. Zgjidhni lloje të mëdha, të gjitha të programuara gjenetikisht për të prodhuar fruta të mëdha.

2. Filloni mbjelljen herët brenda dhe vini fidanët në vazo më të mëdha disa herë përpara se t’i zhvendosni jashtë.

3. Hiqni lulet e reja që zhvillohen në pjesën e sipërme kur frutat e vjetra afër fundit fillojnë të rriten. Kjo do të detyrojë energjinë e saj të prodhojë më pak domate, por më të mëdha.

4. Jini vigjilentë! Monitoroni bimët çdo ditë për dëmtuesit dhe sëmundjet – dhe reagoni ndaj problemeve shpejt për t’i mbajtur bimët nga stresi.

5. Hiqni thithësit – filizat e vegjël që rriten në kryqëzimin ku takohen kërcelli dhe degët e bimës – për t’i parandaluar ata që të konsumojnë energjinë e domates dhe të hijezojnë frutat në zhvillim poshtë tyre.

6. Shkurtoni bimët për të mbajtur vetëm një degë kryesore në vend që t’i lejoni ato të zhvillohen në forma shkurre.

7. Jini të zellshëm: Ujitni, plehëroni dhe pastroni rregullisht.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me