Lart

Si të jetojmë më gjatë: Specat djegës mbrojnë nga kanceri dhe rrisin jetëgjatësinë

Të jetuarit më gjatë nuk do të thotë të bësh një jetë duke i mohuar vetes kënaqësitë. Në fakt, duke qenë i zgjuar me zgjedhjet tuaja, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme mund të jetë e juaja.

Sipas studimeve, shtimi erëzave të caktuara mund të zgjidhë të gjitha shqetësimet tuaja shëndetësore dhe t’ju ndihmojë të rritni jetëgjatësinë tuaj.

Nga ndihma për të humbur peshë, mbrojtja nga sulmet në zemër dhe kanceret e caktuara dhe për rritjen e jetëgjatësisë, specat djegës në një vakt mund të jenë bileta juaj për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Hulumtimi, i kryer në Itali, krahasoi rrezikun e vdekjes midis 23,000 njerëzve dhe i ndau në dy grupe – ata që hëngrën djegës dhe ata që nuk hëngrën. Statusi shëndetësor i pjesëmarrësve dhe zakonet e të ngrënit u monitoruan për tetë vjet, dhe studiuesit zbuluan se rreziku i vdekjes nga një sulm në zemër ishte 40 për qind më i ulët midis atyre që hanin speca djegës të paktën katër herë në javë.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me