Lart

Solli në Jetë Binjaket në Moshën 74-vjeçare, e Moshuara dhe Bashkëshorti në Gjendje Kritike për Jetën

Solli në Jetë Binjaket në Moshën 74-vjeçare, e Moshuara dhe Bashkëshorti në Gjendje Kritike për Jetën

Prindërit më të vjetër në botë, që sollën së fundmi në jetë dy binjake, kanë përfunduar të dy në kujdes intesiv.

74-vjeçarja Erramatti Mangayamma u bë gruaja më e moshuar në botë që solli në jetë fëmijë por që pas lindjes ajo vazhdon të jetë në kujdes intesiv. Sa i përket bashkëshortit, 78-vjeçarit Raja Rao, ai pësoi atak në zemër një ditë pas lindjes së vajzave dhe ndodhet gjithashtu në gjendje kritike.

Dyshja janë martuar në vitin 1962 nuk kishin mundur të bëheshin prindër derisa u arrit me sukses një ngjizje artificiale me in vitro. Duke qenë se e moshuara kishte hyrë në menopauzë, mjekët përdorën vezët e një dhurueseje si dhe spermën e bashkëshortit për të realizuar ngjizjen.

Binjaket nuk kanë ende emra dhe për momentin po qëndrojnë me të afërm të çiftit.

Kur u pyet nga mediat se çfarë do të ndodhte me të ardhmen e binjakeve, duke qenë se të dy prindërit janë në moshë të thyer, babai i vajzave u shpreh se gjithçka është në dorë të Zotit.

Ai tha:

“Asgjë nuk është në duart tona. Çfarëdo që të ndodhë do të ndodhë. Gjithçka është në dorën e Zotit.”

Mjekët që kishin në ngarkim rastin e përshkruan lindjen e vajzave si një mrekulli mjekësore.

 

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com