Lart

Stereotipet Gjinore që po Shkaktojnë Probleme Serioze Tek Mentaliteti i Fëmijëve

Duhet të ndalojmë me idetë që iu pjekim në kokë vajzave dhe djemve tanë në lidhje me rolet gjinore.

Stereotipet janë duke e shkatërruar vetëbesimin e vajzave dhe po i bënë djemtë më të paaftë për të kuptuar emocionet e veta dhe të të tjerëve, shkruan “Independent”.

Ky studim i bërë nga Komisioni i Stereotipeve gjinore ka zbuluar se këto stereotipe janë duke shkaktuar kriza të shëndetit mendorë tek personat e rinjë.

Kërkuesit paralajmëruan se ky është rrënja e problemit se pse burrat kanë më shumë gjasë të vrasin vetveten dhe pse femrat kanë më shumë çrregullime të ngrënies dhe dhunës.

Tre të katërtat e prindërve kanë thënë në komision se ata i trajtojnë vajzat dhe djemtë ndryshe në moshë të re.

Prindërit mund të shohin djemtë e vetë duke u bërë punëtorë të ndërtimtarisë, ose vajzat e tyre si infermiere.

Këto dallime që bëjmë do të shkaktojnë që fëmija edhe kur të rritet të mos provoj të bëjë diçka që ndoshta ata janë jashtëzakonisht të aftë dhe të talentuar sepse “nuk është për gjininë e tyre”.

Mjaftë më me arsyetimin “djemtë do të jenë djem”. Ajo nuk duhet të arsyetoj gabimet e tyre, kjo thjeshtë do të krijoj një person toksik që nuk ka konsideratë për askënd, e sidomos gjininë e kundërt.

Shumica e prindërve e kuptojnë se ka probleme me këtë lloj të pikëpamjes por askush nuk bën diçka në lidhje me të.

Nëse ju nuk i mësoni fëmijët që të vegjël, se vajza nuk duhet të jetë patjetër një princeshë, dhe se djemtë duhet të jenë të fortë sepse janë meshkuj, atëherë krizat e identitetit do të jenë shumë të vështira për tu tejkaluar për ta.

Shumica e burrave nuk mund të kuptojnë emocionet e femrave, fëmijëve, ose edhe burrave tjerë. Kjo vjen si pasoj e këtij trajtimi gjinorë që ne iu bëjmë kur ata janë fëmijë.

Përqindje më të madhe të vetëvrasjeve zënë burrat për shkak se nuk i kuptojnë as emocionet e veta mjaftueshëm dhe nuk dinë ti përballojnë ato.

Bashkë me trajtimin gjinorë, kemi edhe dallimet raciale dhe fetare që bëhen si në institucione shkollore, puna, shoqëri etj.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com