Lart

Storia e Djalit të Varfër Që Zbuloi Penicilinën

Storia e Djalit të Varfër Që Zbuloi Penicilinën

Ndaje me miqtë këtë ngjarje të vërtetë. Shpikja e Penicilinës.

Një fshatar Skocez mbas një dite të rrëmbyeshme me shi gjeti një djalosh të zhytur deri në gju në baltë. Djaloshi ishte i trembur sepse po zhytej ngadalë dhe i kerkoi ndihmë me lot në sy fshatarit. Fshatari e ndihmoi dhe e shpëtoi. Të nesërmen vjen një karroce elegante tek ferma e fshatarit.

Një zotëri tepër i mbajtur falenderoi fshatarin: Dua të të paguaj i tha zotëria. Kërko çfarë të duash sepse më ke shpëtuar jetën e djalit. Nuk dua asnjë shpërblim – ju përgjigj fshatari. E ndihmova me kënaqësi djaloshin tënd. Atëherë zoteria sheh djalin e fshatarit dhe e pyet: djali yt është ky?

Po – u përgjigj fshatari. Atëherë të lutem më lejo të bëj një propozim. Unë do ta shkolloj djalin tënd njësoj siç kam shkolluar djalin tim. Nëse do bëhet në jetë një njeri po aq i mirë sa je ti atëherë do jemi të dy krenar – tha zotëria. Fshatari pranoi. Djali i fshatarit Fleming u shkollua në shkollat më të mira të kohës dhe u diplomua shkëlqyeshëm në shkollën “Sainte Marie” të Londrës.

Puna e këtij djaloshi i quajtur Aleksandër Fleming u bë e njohur në të gjithë boten kur shpiku Penicilinën. Për një kaprico të fatit disa vite më vonë, djali i zotërisë së pasur i cili dikur ngeli në llucë gati për të vdekur, u sëmur rëndë. Ai u godit nga sëmundja e mushkërive. Kush e shpëtoi kësaj rradhe?

Sigurisht penicilina e shpikur nga djali i fshatarit. Si quhej zotëria i pasur? Randolph Churchill. Po djali i tij? Winston Churchill. Çdo gjë që bëjme në jetë çdo e mirë vjen dita që na kthehet mbrapsht. Puno me pasion sikur mos të kishe nevojë për para.

Dashuro sikur nuk ke vuajtur kurrë nga dashuria. Jeto sikur parajsa të ishte në tokë. Është java ndërkombëtare e miqësisë. Ndaje këtë histori me njerëzit që do duke i zbutur dhe atyre shpirtin dhe duke i kthyer buzëqeshjen me këtë histori.

Burime: Mendje . com

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com