Lart

Studim: Kirurgjia për humbje të peshës, më e rrezikshme për burrat sesa për gratë

Sipas një studimi austriak, operacionet që bëhen për të humbur peshë janë pesë herë më të rrezikshme për burrat sesa për gratë. Rrjedhimisht, meshkujt pesë herë më shumë ka të ngjarë të vdesin brenda 30 ditëve nga operacioni.

Për më tepër, shanset e meshkujve për të vdekur në planin afatgjatë janë pothuajse tre herë më të larta, thanë studiuesit që shqyrtuan mijëra procedura për humbje peshe, te pacientët obezë në Austri.

Krahasuar me gratë, burrat që zgjedhin kirurgji për humbje peshe kanë tendencë të jenë më të vjetër dhe kanë më shumë probleme shëndetësore, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabet të tipit 2.

“Procedurat kirurgjikale janë disa nga mënyrat më të suksesshme për të ndihmuar njerëzit me obezitet ekstrem të humbin peshë, por ato mund të vijnë me komplikime”, tha bashkautori i studimit Dr. Hannes Beiglbock, nga Universiteti Mjekësor i Vjenës.

Në tërësi, gati 20 mijë pacientë që kishin operacion të dhjamosjes midis janarit të vitit 2010 dhe dhjetorit të vitit 2018 u përfshinë dhe u ndoqën mesatarisht për pesë vjet.

Midis kësaj periudhe, më pak se 2 përqind e pacientëve vdiqën. Por, përqindjet e vdekjeve ishin gati tre herë më të larta për burrat sesa për gratë, 0.64 përqind kundrejt 0.24 përqind, zbuluan hetuesit.

Ndër ata që vdiqën, sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet psikiatrike ishin kushtet më të zakonshme.

Shpërndaj
Avatar
Lajme - Probleme.me