Lart

Sukses i madh: Kanceri zhduket tek të gjithë pacientët që testuan mjekimin e ri!

Një ilaç i ri, i cili po testohet për kancerin kolorektal ka habitur mjekët pasi ka rezultuar 100% i suksesshëm në provat klinike.

Dostarlimab, një ilaç i prodhuar në laborator, me molekula që veprojnë si antitrupa në trupin e njeriut, habiti studuesit pasi pjesëmarrësit nuk shfaqen simptoma për një vit pas marrjes së ilaçit, shkruajnë mediat e huaja.

Mjekët kryen ekzaminime fizike, endoskopi, skanime PET dhe skanime MRI dhe nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë gjurmë të kancerit në trupin e tyre. Mjekët në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork tha se kjo ishte “hera e parë që ndodhte në historinë e kan cerit”.

Dr Diaz dhe një ekip studiuesish publikuan studimin mbi gjetjet e tyre në New England Journal of Medicine, duke përshkruar rezultatet e tyre fenomenale.

Gjetjet tani po bëjnë bujë në botën mjekësore, me Dr Alan P. Venook, i cili tha për New York Times se zhdukja e simptomave për një vit tek një pacient nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Dr Venook është një specialist i kancerit kolorektal në Universitetin e Kalifornisë dhe nuk ishte i përfshirë në studim, por ai e ka cilësuar arritjen një sukses pasi është hera e parë në botë që gjurmët e ka ncerit zhduken plotësisht tek një pacient.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me