Lart

Një Tabletë Kundër Ngrënies së Tepërt? Shkencëtarët Bëjnë Zbulimin e Madh

Tabletë Kundër Ngrënies

Shkencëtarët kanë gjetur një regjion të caktuar të trurit, i cili është i lidhur me ngrënien impulsive,  përkatësisht me ngrënien e tepërt, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit nga Universiteti i Georgia kanë treguar se ky regjion përmban hormone, të cilat e rrisin nevojen e ngrënies, gjë e cila i shkakton njerëzit të hanë pa kontroll ushqime si akullore, çokollata, patatina apo produktet e tjera, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Në një studim të bërë me minj, kur ky regjion ishte aktivizuar, ata nuk mund ta kontrollonin nevojën e të ngrënit, ndërsa kur ky regjion ishte joaktiv, nevoja e tyre për ngrënie të vazhdueshme ishte reduktuar.

“Ekziston një mekanizëm në trurin e njerëzve, që e rregullon kapacitetin tuaj për t’i thënë jo nevojës impulsive për të ngrënë”, tha Emily Noble, autore e këtij studimi.

Sipas shkencëtarëve, këto gjetje mund të jenë një hap i mirë në zhvillimin e një “tablete”, që do t’i ndalonte njerëzit të hanë ushqime të tepërta dhe të dëmshme për shëndetin.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Arsyeja e Frikshme pse nuk Duhet të Flisni Kurrë në Telefon kur jeni në Ashensor ose Bodrume

Mënyrat më të mira për të përballuar depresionin këshilla dhe strategji

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com