Lart

Të mbani dritën ndezur kur flini ndikon negativisht te aktiviteti i trurit

Cilësia e gjumit varet nga një hapësirë e errët dhe e qetë. Ekspozimi ndaj dritës gjatë gjumit e bën të vështirë për trurin tuaj që të arrijë fazën e gjumit të thellë. Sa më i cekët ose i lehtë të jetë gjumi që bëni natën, aq më shumë ndikon negativisht te aktiviteti i trurit.

Përveç kushteve që ndikojnë drejtpërdrejt në trurin tuaj, mungesa e gjumit të thellë nga ekspozimi ndaj dritës është i lidhur gjithashtu me efektet anësore të mëposhtme.

Depresioni

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë depresion dhe nervozizëm. Fëmijët që nuk flenë mjaftueshëm mund të jenë më hiperaktivë.

Obeziteti

Një studim te gratë zbuloi se obeziteti ishte më i përhapur tek ato që flinin me televizor ose dritë ndezur.

Aksidentet

Mungesa e gjumit cilësor ju bën më pak vigjilent ditën tjetër. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme nëse drejtoni një makinë.

Rritja e rrezikut të sëmundjeve kronike

Nëse drita vazhdon të ndërhyjë në gjumin tuaj për një kohë të gjatë, ju mund të jeni në rrezik të shtuar të sëmundjeve të caktuara kronike si presioni i lartë i gjakut (hipertension), sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me