Lart

Testi i gjakut që zbulon 50 lloje të kancerit, shkencëtarët thonë se është mjaft i saktë

Një test i thjeshtë gjaku që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje të kancerit përpara se të shfaqet ndonjë shenjë klinike ose simptomë e sëmundjes tek një person, është mjaft i saktë që të dalë si një test depistimi, thanë shkencëtarët.

Testi, i cili do të provohet gjithashtu nga Shërbimi Publik në Angli në vjeshtë, ka në fokus njerëzit me rrezik më të lartë të sëmundjes, përfshirë pacientët e moshës mbi 50 vjeç.

Shkencëtarët thanë se gjetjet e tyre, të botuara në revistën Annals of Oncology, tregojnë se testi zbulon me saktësi kancerin shpesh para se të shfaqet ndonjë shenjë apo simptomë dhe ka një normë shumë të ulët që të dalë gabim.

Testi, i zhvilluar nga kompania me bazë në SHBA, Grail, kërkon për ndryshimet kimike në fragmente të kodit gjenetik – ADN pa qeliza (cfDNA) – që rrjedhin nga tumoret nëpër qarkullimin e gjakut.

Testi ishte zhvilluar duke përdorur një makineri që përdor algoritmin – një lloj inteligjence artificiale. Funksionon duke ekzaminuar ADN-në që derdhet nga tumoret dhe gjendet duke qarkulluar në gjak. Më konkretisht, ai përqendrohet në ndryshimet kimike të kësaj ADN-je, të njohura si modele metilimi.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me