Lart

‘Tragjedia e Heshtur’, Çfarë Sëmundje po prek me Shpejtësi Fëmijët pa e Kuptuar

Tragjedia e Heshtur Sëmundja e Fëmijëve

Një tragjedi e heshtur po ndodh tani, në shtëpitë tona dhe ka të bëjë me gjënë më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë.

“Nëpërmjet punës sime me qindra fëmijë dhe prindër si një ergoterapiste, kam parë këtë tragjedi duke u shpalosur përpara syve të mi. Fëmijët tanë janë në një gjendje emocionale shkatërruese!…”

Kështu fillon një artikull nga Victoria Prooday, një psikoterapiste kanadeze, e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe mësues.

Sipas artikullit, gjatë 15 viteve të fundit, lidhur me rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët, janë botuar statistikat alarmante, të cilat janë arritur pothuajse nivele epidemike.

1 nga 5 fëmijë  ka probleme të shëndetit mendor,  çregullimet e spektrit ADHD (defiçiti i vëmendjes / hiperaktiviteti) është rritur me 43%; mes adoleshentëve, depresioni është rritur me 37%; në djemtë midis 10 dhe 14 vjeç, vetëvrasjet janë rritur me 200%.

Në ditët e sot, fëmijët janë të privuar nga baza për një fëmijëri të shëndetshme, përkatësisht tek kufijtë emocionalisht të pranishëm, ku  prindërit kanë  përgjegjësi, dietë të ekuilibruar dhe numrin adekuat të orëve të gjumit, stërvitje dhe jetë në natyrë, lojë krijuese, ndërveprimet sociale, mundësitë për të pasur kohë të lirë dhe momente të mërzitshme.

Ndryshe nga këto, fëmijëve të sotëm u janë ofruar: Mjete dixhitale, prindër që hutohen pas pajisjeve elektronike që kanë në duar; dietë e paekuilibruar dhe pak orë gjumë, mënyrë jetese e ulur në ambiente të mbyllura, dado teknologjike, kënaqësi e menjëhershme, mungesa e momenteve të mërzisë.

Çfarë duhet të bëni atëherë?

Këtu janë këshillat e psikoterapistes për prindërit:

  • Vendosni kufijtë dhe mbani mend se jeni prindërit e fëmijës.
  • Jepini fëmijës tuaj një mënyrë jetese të balancuar, plot me atë që i nevojitet, jo vetëm atë që ai dëshiron.
  • Mos kini frikë të thoni “Jo!”.
  • Jepini fëmijës tuaj ushqime të shëndetshme.
  • Kaloni të paktën një orë në ditë në një hapësirë të gjelbër, duke bërë çiklizëm, ecur, peshkuar, shikuar insekte ose zogj.
  • Hiqjani telefonat celularë gjatë ushqimit.
  • Bëni lojëra në natyrë.
  • Vendoseni fëmijën tuaj të bëjë punë të vogla shtëpiake.
  • Sigurohuni që fëmija të flejë një numër të mjaftueshëm orësh në një dhomë pa pajisje teknologjike.
  • Mësojini atij përgjegjësinë dhe pavarësinë dhe mos e mbroni nga dështimet e vogla.

Në këtë mënyrë, ai do të mësojë të kapërcejë sfidat e mëdha të jetës.

  • Mësojeni si të vishet vetë dhe të bëjë vetë gati çantën e shkollës.
  • Mundohuni të vononi kënaqësinë dhe të krijoni mundësi për ta “mërzitur”, sepse pikërisht në momentet e mërzisë krijojnë kreativitet.
  • Mos e konsideroni veten burim argëtimi për fëmijët tuaj.
  • Mos përdorni mjete teknologjike gjatë ngrënies, në makinë, në restorant apo në supermarket.
  • Jini të pranishëm për fëmijët tuaj dhe mësojini ata se si të disiplinojnë dhe sillen.
  • Fikini telefonat celularë derisa fëmijët të shkojnë në shtrat, për të shmangur hutimin e tyre.
  • Mësojini fëmijës se si të njohin dhe menaxhojnë zemërimin ose frustrimin.
  • Mësojini të përshëndesin, të qëndrojnë në tavolinë, të falënderojnë.
  • Jini pranë tyre nga një këndvështrim emocional: Buzëqeshni, përqafoji, lexoni për ta, luani së bashku.

Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë përpara se një brez i tërë të shkojë nën kurë me ilaçe. Nuk është akoma vonë, por së shpejti mund të jetë”, e mbyll artikullin Victoria Prooday.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Pagjumësia nga rrjetet sociale “pushton” adoleshentët

Përqafimi i Bebeve Ndikon në Zhvillimin Mendor të Tyre

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]