Lart

Transplantimi i kokës mund të realizohet dekadën e ardhshme

CT Scanner

Transplantimi i kokes

Trasplantimi i parë i kokës njerëzore mund të realizohet në dekadën e ardhshme. Këtë e pohon ish-neurokirurgu, profesor i Universitetit Hall dhe anëtar i Organizatës Kombëtare të Shëndetit në Britaninë e Madhe Bruce Matthew.

Matthew ka punuar në shkrimin e një romani të trillimeve shkencore ndër vite, me themeluesin e Institutit të Futurologjisë Michael Lee. Ai shprehet se kushti për të bërë një transplant të suksesshëm është një ndërthurje me palcën kurrizore.

Matthew beson se përparimet në neurokirurgji, robotikë dhe transplantimin e qelizave burimore do të lejojnë transplantimin e plotë të kokës dhe palcës kurrizore në një organ tjetër deri në vitin 2030.

“Fillimisht, qëllimet tona dukeshin jo serioze, por në të vërtetë nuk është ashtu. Nëse tërheq trurin dhe palcën kurrizore së bashku, nuk është e pamundur të realizohet transplanti i kokës,” ka thënë Matthew për “The Telegraph”.

Aktualisht, numri i nervave që mund të lidhen është i kufizuar, por inteligjenca artificiale do të lejonte që të lidhen deri në 200 nerva. Truri dhe shpina mund të transplantohen në një trup tjetër”, shpjegon Matthew.

Heqja e palcës kurrizore pa krijuar dëmtime është një mision i pamundur sot. Progresi në metodologjinë e procedurës pritet të arrihet gjatë 10 viteve të ardhshme.

E huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Për herë të Parë në Europë, Ndodh Transplantimi i Katër Organeve Njëherësh

22-Vjeçares i Vendoset Kafka e Parë Plastike, e Bërë me Printer 3D

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]