Lart

Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

Psikologët e Duke University në Londër, kanë bërë një hulumtim të gjerë, dhe kanë nxjerr rezultatin se tymosja e tepërt e marihuanës, i bën njerëzit të dështuar

Studimi i bërë fëmijë dhe të rritur deri në 38-vjeçar, që tymosin së paku katër herë në javë, ka zbuluar se ata kanë më pak cilësi shoqërore, se sa prindërit e tyre, transmeton Probleme.me

Tymosësit e rregullt, kanë probleme me paratë, punën dhe lidhjen me partnerin – e cila përkeqësohet me vazhdimin e përdorimit të marihuanës.

Përdoruesit e kësaj bime, kanë edhe probleme socio-ekonomike dhe nivel më të ulët të inteligjencës, sjellje jo sociale dhe motivim më të vogël.

Ata që përdorin marihuanë në fëmijëri, kanë ankthe, depresion dhe adoleshencë jo të mirë.

“Personat që tymosin për një kohë të gjatë, ka mundësi që vjedhin, gënjejnë sepse nuk mund të punojnë si duhet dhe mashtrojnë në lidhje” nënvizohet më tutje në hulumtim.

Shpërndaj
Lajme - Probleme.me