Lart

Uji i “rëndë” parandalon kancerin e stomakut. Si ndikon “mbetja e thatë” në organizëm?

faqja probleme.me

Studime të institucioneve prestigjioze në Azi, Europë dhe Amerikën e veriut, të përmbledhura në raportin e Organizatës Botërore e Shëndetësisë, “Ushqyesit në ujë të pijshëm” kanë marrë në shqyrtim mineralet që ndodhen në ujin e pijshëm, duke raportuar efektet që kanë ato në shëndetin e njerëzve.
Bazuar në këto raporte ka rezultuar se “ekziston një marrëdhënie domethënëse negative midis ujit të pijshëm të rëndë dhe vdekshmërisë nga kanceri i stomakut dhe zorrës së trashë.

Uji parandalon kancerin

E thënë më thjeshtë konsumimi i ujit të rëndë, ose të fortë siç njihet ndryshe, krijon kushte më të mira për parandalimin e këtyre sëmundjeve të rënda. E gjitha kjo falë kripërave minerale që gjenden në këtë ujë, ose siç njihen në gjuhën shkencore “mbetjes së thatë”.

Çfarë është “mbetja e thatë’

Në gjuhën e përditshme, ashtu sikurse togfjalëshi “ujë i rëndë’, edhe togfjalëshi tjetër “mbetje e thatë’, krijon një ndjesi negative, më së shumti për shkak të fjalëve “i rëndë” dhe “mbetje”. Por në fakt janë pikërisht këto dy elementë që e bëjnë ujin të ketë vlera të veçanta për shëndetin e njeriut.

“Mbetja e thatë” e ujit, është sasia e mineraleve të tretura në ujë dhe që përbëjnë vlerën më të rëndësishme të këtij lloj uji. Këto elemente minerale mund të dallohen pasi kemi zier 1 litër ujë në 180°. Me avullimin e ujit do të vini re mineralet që ndodhen në ujë dhe që përbëjnë atë që quhet “mbetja e thatë”.

Bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (World Health Organisation), vlerat optimale të “mbetjes së thatë” në ujin e pijshëm janë 150 – 300 mg/l.

Eksperimente dhe studime të shumta kanë treguar se konsumi për një kohë të gjatë i një uji me bazë minerale të ulët ka pasoja mbi shëndetin tonë, pasi krijon defiçenca të mineraleve kryesore si dhe të elektroliteve, një pjesë e të cilave dalin përsëri nga trupi ynë me ujin.

Sa më i varfër në minerale dhe elektrolite të jetë uji që ne konsumojmë, aq më shumë minerale apo elektrolite do të nxjerrë jashtë nga trupi ynë. Largimi i këtyre elektroliteve nga trupi ynë rrezikon funksionimin e organeve vitale të trupit. Simptomat e para janë lodhje, shterim energjish, dhimbje koke dhe më pas vijnë dhimbje muskulare dhe dobësim i rrahjeve të zemrës.

E Huazuar

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Studimi: Ushqimet për Fëmijë Përmbajnë Metale Toksike

Hani Ushqime të Konservuara? Kujdes! Ja Ndikimet në Shëndet

faqja probleme.me
Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.me
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]