Lart

Cilat Ushqime nuk Duhet të Konsumoni Gjatë Periodave

Cilat Ushqime nuk Duhet të Konsumoni Gjatë Periodave

Cikli menstrual është një periudhë delikate që vajzat e kalojnë në mënyra të ndryshme.

Ato bëhen më të ndjeshme ndaj aromave dhe ushqimeve, se sa në pjesën tjetër të kohës që nuk janë me perioda.

Më poshtë janë ushqimet sipas “Bright Side”, që nuk duhet të konsumohen gjatë periodave.

Ushqimi Gjatë Periodave

1.Qumështi

Duhet të shmangni produktet e qumështit nëse keni ngërçe të vazhdueshme dhe dhimbje barku.

Qumështi përmban laktozë, një lloj specifik i sheqerit që disa njerëz kanë vështirësi në tretjen e tij.

Për më tepër, laktoza mund të shkaktojë fryrje dhe dhimbje në stomak.

 2.Karamele

Ushqimet tuaja të preferuara mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore por ato gjithashtu kontribuojnë në fryrjen dhe pezmatimin për shkak të sasisë së sheqerit që ato përmbajnë.

Trupi juaj tashmë po kalon probleme të mjaftueshme për të humbur gjakun dhe mineralet jetike.

Në këtë rast, duhet të hiqni sheqerin artificial në favor të llojit natyror që do të merrni nga frutat.

3.Kafe

Studimet tregojnë se konsumi i kafeinës gjatë kohës së periodave, mund të sjellë kohëzgjatjen e tij dhe në disa raste, mund të ndalojë menstruacionet.

Për më tepër, kafeina përshkallëzon sindromën premenstruale dhe në rast se ju vuani nga kjo, duhet të shmangni pirjen e kafesë para dhe pas periudhës suaj.

4.Ushqim pikant

Ushqimi pikant mund sjellë shqetësime shtesë në stomakun tuaj.

Sidoqoftë, nëse zgjidhni me mençuri, disa erëza në të vërtetë mund të jenë të dobishme për trupin tuaj gjatë kësaj kohe të ndërlikuar.

Për shembull, djegësja e freskët është e famshme për efektet e saj anti-inflamatore, dhe shafrani shëron një sistem tretës të sëmurë.

E Huazuar.

Ju rekomandojmë këta artikuj:

Hani Ushqime të Konservuara? Kujdes! Ja Ndikimet në Shëndet

Po Shkatërroni Stomakun, Këto janë Dëmet e Shkaktuara nga Kafja Esëll

Shpërndaj
Arbnor Puka